Sporti

Rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll, vëmendja në “13 Qershori”

02/27/2020 12:23
nga:M K

Pas FINAL 8 Kupa e Kosovës dhe pushimit dy javor, rikthehet më në fund elita e basketbollit kosovar.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet këtë xhiro, me theks të veçantë dueli në Therandë, ku do të përballen dy finalistët e Osa Termosistem Kupa e Kosovës, Ylli dhe Peja, shkruan GazetaBlic.

Pikët janë mëse të nevojshme për secilën skuadër, andaj pritet një takim i zjarrtë. Në anën tjetër, Rahoveci, që mbrëmë u mposht nga Ibar Rozhaja në kuadër të Ballkan Ligës, do të jetë nikoqir i Ponte Prizrenit të Arbnor Rifatit.

Më poshtë të gjitha takimet e javës, ndërsa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual dhe për secilën prej tyre.

E shtunë:

Trepça – Feronikelli

Bashkimi – Sigal Prishtina

E diel:

Ylli – Peja

Rahoveci – Ponte Prizreni

Lipjani Pushon

/GazetaBlic/

03/20/2020 21:06

Kampioni i Kosovës mund të shpallet me play-off