Kampionët e Ligue 1 janë gati për të fituar një fitore të trefishtë të martën, por a do të luaj braziliani në atë ndeshje.
Neymar do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Francës, megjithatë trajneri i PSG’së, Unai Emery ka thënë se ai nuk është gati për të luajtur.
PSG do të kompletonte fitore të trefishtë sivjet nëse do ta mposhte skuadrën e Les Herbiers në Stade de France të martën.
📷
PSG train at the Stade de France ahead of tomorrow's @coupedefrance final vs. @VHFootOfficiel !
🔴🔵 #VHFPSG pic.twitter.com/ckrvPpPtTv
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 7, 2018
Neymar është rikthyer në kryeqytetin francez pas dy muajve pas operimit në shputë dhe është duke punuar fizikisht që të jetë i gatshëm s’paku për Botëror.
“Neymar do të vazhdojë punën e tij dhe do të jetë në skuadër nesër”, tha Emery për gazetarët.
“Kam biseduar me Neymar por ende nuk e di se a do të luaj ai në finalen e Kupës së Francës. Për momentin Neymar dhe Verratti janë jashtë për këtë sezon, por do të shohim”.