Sporti

Rikthehet finalja e madhe e Stambollit Liverpool- Milan

12/06/2018 15:17
nga:I S

Nuk ka tifoz të futbollit që mund ta ‘urrej’ finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Milan në vitin 2005.

Takimi përfundoi me ekzekutim të penaltive pas barazimit në 3:3 nga skuadra anglez Liverpool.

Fillimisht ishin italianët që shënuan tre gola në pjesën e parë, me fillimin e pjesës së dytë Liverpool e përmbysi rezultatin dhe arriti t’i barazoj shifrat në 3 me 3, shkruan GazetaBlic.

Një ndeshje e ngjashme do të luhet me 23 mars të vitit të ardhshëm në Anfield.

Legjendat e Liverpoolit do të luajnë me ata të Milanit në një ndeshje miqësore.

Emocionet e vitit 2005, priten të përjetohen në Mars të 2019- së në ‘Anfield’.


/GazetaBlic/