Sporti

Rikthehet Amir Rrahmani | Barcelona – Napoli, ja formacionet e mundshme

03/12/2024 10:27
nga:Lorik J

Napoli do të mirëpresë rikthimin e Amir Rrahmani, Mathias Olivera dhe Hamed Traore përsëri në formacionin startues, pasi sonte do përballen me Barcelonën në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Itali u mbyll me rezultatin 1-1, teksa sot vendoset ekipi që kalon tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

Napoli duhet gjithashtu të shmangë eliminimin nëse dëshiron të mbajë të gjalla shpresat e tyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për Klube.

Ndeshja e sotme luhet nga ora 21:00 në Montujic.

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Traore; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Barcelona (4-3-3): Ter Stege, Kounde, Araujo, Martinez, Cancelo; Fermin, Christensen, Gundogan; Yamal, Lewandowski, Felix.

/GazetaBlic Sport