Lajme

Rikthehen në punë gjashtë zyrtarët policor të suspenduar në Gjakovë

09/12/2019 17:32
nga:L H

Kristë Gjokaj komandant i policisë së Gjakovës dhe 5 zyrtarë të tjerë i janë rikthyer punës, shkruan Gazeta Blic.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Liridon Marku i cili ka shkruar se qytetarët e Gjakovës tash e tutje ndihen më të sigurt.

“Unë dhe gjithë qytetaret e Gjakovës ndihem më të sigurt nga ky moment, ju rikthyen punës ata qe rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ka më shumë se një muaj kur Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar 6 zyrtarë të Policisë në Gjakovë ku në mesin e tyre ishte edhe Kristë Gjokaj komandant i policisë së kësaj komune.

Për këtë, Zëdhënësi për Informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani pati thënë se ndaj 6 të dyshuarve janë duke u kryer hetime.
“Bazuar në rekomandimin e inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policor nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit të IPK-së, pasi ndaj të njëjtëve janë duke u kryer hetime”, pati thënë ai për gazetën Blic