Sporti

Riise: Qeshja me Panuccin, fliste gjëra pa kuptim!

12/06/2018 23:56
nga:Lorik J

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ndoshta nuk do të bëhet kurrë një emër i madh në fushën e trajningut, por si lojtar ka qenë padyshim një nga më të mirët e Europës.

Ai ka një karrierë për t’u admiruar, pasi ka luajtur me ekipe të mëdha si Roma, Real Madrid, Milan, Inter, Chelsea, Monaco apo Parma. Më gjatë ka qëndruar te italianët e Romës, pasi ka luajtur nga sezoni 2001 deri në vitin 2009.

Ish-mbrojtësi ka lënë përshtypje shumë të mira dhe një ndër lojtarët që e kujton me mall është dhe John Arne Riise. Mbrojtësi ka publikuar autobiografinë e re dhe në promovimin e saj në një nga daljet mediatike ka treguar disa nga kujtimet e tij. Ai kujton me dëshirë “legjendarin” Panucci, shkruan Telesport, përcjell GazetaBlic.

Norvegjezi ka treguar dhe disa nga momentet që kalonin mes tyre në dhomat e zhveshjes. Trajneri i Shqipërisë dhe Riise kanë luajtur së bashku në sezonin 2008-09 te skuadra e Romës.

“Çfarë legjende ishte Panucci, çfarë lojtari. Ai ishte një personalitet. Asistoi golin tim të parë kundër Interit me një pasim fantastik.

“Kishte karakter në dhomat e zhveshjes. Në fushë kishte shumë njohur. Ai nuk përmbahej dhe fliste shumë për futbollin.

“Kam qeshur shpesh me të për shkak të gjërave që fliste, që nuk kishin sens. E kam shijuar periudhën që kam luajtur me të, pasi kam mësuar shumë. Si të bëhesha më profesionist. Njohuritë e tij për futbollin ishin të jashtëzakonshme”, – tregoi norvegjezi për trajnerin e Shqipërisë. Eh, sikur të tregojë shumë nga këto gjëra dhe në krye të pankinës së kombëtares tonë do të ishte fantastike!