Cult

Rick dhe Morty, dalin pamjet e para të sezonit të pestë

07/28/2020 11:56
nga:N S

Adult Swim e ka lëshuar një copëz të vogël të sezonit të pestë të serisë së famshme, “Rick and Morty”.

Krijuesit e kësaj serie aktualisht po punojnë në episode të reja të komedisë së animuar, dhe në panelin e Comic-Con kanë shpërndarë një video ngacmuese (teaser) se çfarë i pret fansat.

Në këtë skenë, Morty e bart Rick-un e lënduar në anijen e tyre, dhe ikin përmes një portali. Sidoqoftë, anija e tyre është e dëmtuar, andaj ata përfundojnë duke rënë në tokë.