Sporti

Ribery do ti bashkohet Xavi Hernandez në Katar

03/14/2019 19:37
nga:Lorik J

Franck Riberi do t’i japë lamtumirën Bayern Munichut në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi francez është në vitin e tij të fundit të kontratës me Bavarezët dhe nuk do ta vazhdojë atë.

35-vjeçari është duke e përfunduar sezonin e 12-të me kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë.

Ka qenë e përditshmja gjermane Kicker që ka njoftuar se Ribery karrierën do ta vazhdoj në Katar.

Anësori ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Katari, Al-Sadd për të nënshkruar kontratë tri vjeçare.

Në Al-Sadd, Ribery do të jetë shok skuadre me legjendën e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ribery ka zhvilluar 416 ndeshje zyrtare me Bayernin, ku ka shënuar 122 gola dhe ka bërë 183 asistime.

01/07/2019 19:38

Pas “biftekut me flori”, Ribery gjobitet rëndë nga Bayern për fyerje në rrjetet sociale