Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Lipovica ka hezituar të flas nëse është thirrur për intervistim në rastin e rezervave shtetërore.
Për të njëjtë çështje, ai në Prokurori është paraqitur edhe më 29 korrik.
Lipovica është një nga tre të dyshuarit për këtë rast, ndërsa të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër Hafiz Gara.
Sot para Speciale ka dalë edhe ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e cila është mbrojtur në heshtje./Sinjali/


