Showtime

Rezarta Shkurta reagon pas lajmit për shtatzëninë

11/08/2018 22:58
nga:L I

Në media qarkulloi lajmi se Rezarta Shkurta është në pritje të fëmijës së dytë, shkruan GazetaBlic.

Por, shumë shpejt erdhi dhe reagimi nga vet këngëtarja e cila mohoi një gjë të tillë.

Përmes Instagram-it, ajo ka treguar se ky lajm nuk është aspak i vërtetë.

Këngëtarja ka vite që është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin, ku kanë dhe një vajzë të quajtur Hera.

Ndërsa, ka vetëm pak kohë që Ermali ka dalur nga burgu, pasi ishte kapur nga policia në vitin 2015 në qytetin e Elbasanit, ku policia shkatërroi një laborator droge, ku përpunohej kokainë e destinuar për tregjet evropiane, e në mesin e shumë personave u arrestua edhe Ermal Hoxha./GazetaBlic