Lajme

Rexhep Selimi: Nismat që ishin bllokuar nga LDK-PDK, NISMA,AAK e Srbska, u proceduan tani!

06/08/2020 13:40
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është deklaruara para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Selimi tha se në këtë mbledhje pati qasje jo-parimore të shumicës së krijuar “jolegjitimisht” në Parlamentin e Kosovës.

“Ne sot futëm në agjendë të gjitha nismat pothuajse që ishin dhe të cilat dikur e njëjta ose të njëjtat Grupe Parlamentare i kishin kundërshtuar. Ato nisma që i kanë bllokuar gjatë pandemisë që kanë të bëjnë me masa me mbrojtje dhe mbështetje të qytetarëve që atëherë i bllokuan sot i kanë sjellur në Kuvendin e Kosovës, për t’i proceduar. Sot ne u morëm me punën e Qeverisë Kurti që është e pashmangshme nga Qeveria ilegale e Hotit, ajo çfarë po shfaqet sërish është që mazhoranca e re as atëherë s’e kishte hallin tek shëndeti i qytetarëve qysh as tash se ka një hall të tillë, aksioni i tyre politik mbetet brenda kornizave vetëm brenda grupacioneve politike”, tha Selimi.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk janë kundër këtyre procedurave, por është për t’u çuditur se si para një kohe bllokoheshin pikërisht nga këto Grupe Parlamentare dhe i linin qytetarët pa mbështetje financiare, raporton indeksonline.

“Të gjitha pothuajse nismat që ishin bllokuar nga LDK-PDK, NISMA-AAK dhe Srbska e të tjerët në atë kohë u penguan kur intensiteti i pandemisë ishte në nivel të lartë, kurse tani u pranuan duke i procedura me një shpejtësi. Tash ato janë procedurat dhe s’jemi kundër, por pse u bllokuan deri tash pra që i lanë qytetarët pa mbështetje financiare dhe menaxhim të COVID-19.Ka projektligje të cilat ka pasur edhe në atë kohë nga subjektet të caktuara politike, por ka shumë vendime që në atë kohë qeveria i kishte marrë por priste përgjigjen e parlamentit, por që nuk erdhi për shkak të bllokimit që ishte bërë në atë kohë nga këto parti”, shtoi ai.

Bashkim Evropian zgjedh diplomatin çek Tomas Szunyog si pasardhës të Natalia Apostolovës në Kosovë

08/12/2020 17:45

Ky është vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, për koalicionin me LDK-në