BLIC.TV

Rexhep Selimi: Nëse qeveria nuk rrëzohet në Parlament, do rrëzohet në vjeshtë me protesta

07/05/2019 22:48
nga:A. R.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka paralajmëruar se nëse qeveria Haradinaj nuk do të rrëzohet nga ana e Parlamentit të Kosovës, ajo do të rrëzohet nga protestat qytetare që do të organizohen në vjeshtë.

Në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, Selimi ka thënë se qeveria Haradinaj duhet rrëzuar, jo për shkak se kush po e udhëheq atë, por për shkak se ajo po keqeverisë me vendin.

Selimi përmendi nepotizmin, korrupsionin dhe skandalet e kësaj qeverie, për të cilat tha se janë argumente të forta për rrëzimin e saj.

“Nëse nuk do të ketë zgjedhje do të ketë protesta. është krijuar njëfarë klime që po shkojmë drejt zgjedhjeve. Edhe kur të shkohet drejt zgjedhjeve, normalisht jemi të përqendruar që kjo qeveri mund të bije brenda Parlamentit të Kosovës. Nëse kjo qeveri nuk bjen brenda Parlamentit të Kosovës, ajo mund të bie shumë lehtë ne shesh. Prandaj është në dorën e saj të zgjedh, a don të heq dorë brenda Parlamentit, apo të bie në shesh. Ne nuk e durojmë këtë qeveri. Jo për shkak se është qeveria Haradinaj, por sepse është një qeveri e keqe. Jo pse kush e udhëheq këtë qeveri, por pse ka keqqeverisje qoftë në ndërmarrjet publike, qoftë me nepotizëm, qoftë me korrupsion”, ka thënë Selimi.

Intervista e plotë e Rexhep Selimit dhënë për Blic Interview me Astrit Gashin