Lajme

Rexhep Selimi godet Hashim Thaçin: Je në fund të karrierës politike, shpifi për këshilltarin e Albin Kurtit (video)

05/28/2020 21:42
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka komentuar deklaratën e presidentit Thaçi, se këshilltari i Kurtit e ka quajtur UÇK-në, terroriste, raporton Gazeta Blic.

Selimi tha se me këtë deklaratë, Hashim Thaçi ka kryer veprën e shpifjes.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që Shkelzen Gashi, ka theksuar se UCK është terroriste.

Ai tha se kryeministri ka marrë vendim për çështjen e deklaratave të Gashit duke e shkarkuar, raporton Gazeta Blic.

Selimi e komentoi edhe një deklaratë të kreut të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku i cili tha se më 2004 e ka vizituar Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk qëndron. Kjo pasi sipas tij, VV është themeluar një vit më vonë, më 2005.

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese! – A ka tension brenda VV-së, sipas Rexhep Selimit?!

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 28 mai 2020

07/09/2020 21:52

Sami Lushtaku: Askush nuk mund të më largojë nga PDK, nëse vetëm një njeri mbetet në parti, unë do të jem i dyti