Lajme

Rexhep Selimi: Gjykata Kushtetuese është gjykatë e Thaçit

06/11/2020 21:16
nga:E Sh

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka komentuar vendimin e Gjykatës për dekretin e presidentit që çoi në krijimin e Qeverisë Hoti.

Ai e ka quajtur këtë gjykatë të Thaçit, ndërsa atë vendim të padrejtë.

“Vendimi i gjykatës është krejt politik, krejt i njëasnhëm. Vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe e komplikoi situatën”.

“Është gjykatë e kapur dhe si rezultat i këtij raporti ne sot kemi këtë situatë dhe këtë qeveri”.

Derisa u përgjigj edhe për tubimin e nesërm të VV-së, ai e quajti atë manifestim por shtoi se nga situata shihet se edhe protestat janë të pashmangshme.

“Me gjasë do vijnë edhe protesta, do ejnë të pashmangshme. Lëvizja këtu është”.

 

06/11/2020 16:02

VV dërgon në Kushtetuese votimin e Etem Arifit për Qeverinë Hoti