Cool

Rexhep Hoti – Mos e çofsh një fjalë…

04/13/2018 16:11
nga:L I

Pranvera ka ardhur me mendimin për ty,
Dielli i moçëm ma lakmon zjarrin që e kam;
I ndriçoj gjurmët e çapitjeve tua nëpër rrugë;
Si një gjahtar nga lashtësia ndjek kujtimet e rënda
Në pafundësinë e errësirës i vetëm jam.

Ti ikën si drita
Njëherësh në të gjithë drejtimet!
Shtrihesh mbi të tjerë,
E prapë bën tutje;
Buzëqeshja të çelë si lulet,
Vetëm puthjet mbi buzë me ëmbëlsi të trishtuar i ke.

Ndjenjat rripohen si mumiet në sarkofag;
Kohën e rrëmbeu zemra,
Medet!
Në rrahjet e jetës ajo ka mbetur peng;
E kafshimi i balsamosur në këmbën e djathtë
Të ecën me dhimbje ngadalë,
Vulën e Skënderbeut në Danimarkë ta kujton ajo shenjë.

Mos më pyet çfarë mbrëmje solli qielli,
Yjet i mbledh si troshat të mos i shkel me sy;
E zbraz Rrugën e Qumështit gjithandej,
Ti s’dukeshe gjëkundi,
Matanë gjithësisë ke ikur prej meje,
Si qenie mitologjike
E trembur gjer në fund nga frika e dashurisë!

Pesha jote më është shembur në shpirt,
S’bëhet asgjë e gjallë këndej;
Malli e ka mbytur heshtjen për ty
Pjellshmëria ka mbetur pa barrë;
Mos e çofsh një fjalë me dirat e thembrës,
Vdekja do të mbetet pa varr!

07/07/2018 20:02

Rexhep Hoti: LDK me lot politikë kundër Thaçit, i cili është i papërballueshëm për Serbinë në dialog