Lajme

Rexhaj: Qëndrimi i Kurtit dihet, Asociacioni sipas Kushtetutës

10/26/2023 23:51
nga:G B

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me Asociacionin, duke thënë se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje dihet.

Ai u shpreh se Kurti e ka thënë edhe më parë që Asociacioni duhet të jetë në parim me Kushtetutën, përcjell Klankosova.tv.

“Qëndrimi i Kurtit për Asociacionin dihet, ai ka thënë edhe në një seancë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka thënë që Asociacioni duhet të jetë në parim me Kushtetutën, pra të mos e shkelë Kushtetutën e vendit”, është shprehur ai.