• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rexhaj: Në Kosovë po vazhdon trendi negativ

01/14/2024 21:50
nga:Gazeta Blic

Një ish- zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit, po thotë se në Kosovë po vazhdon letarxhia, raporton Gazeta Blic.

Xhavit Rexhaj, i cili ka qenë zëvendësministër i Arsimit, për emisionin “Expose” ka theksuar se e keqja është se në Kosovë po vazhdon trendi negativ.

Ai thotë se ne para se t’i fajësojmë mësimdhënësit, ndryshimet duhet të fillojnë nga lart, derisa kërkon nga Parlamenti e Qeveria ta kryejnë punën e tyre.

“Në Kosovë po vazhdon letarxhia, kjo është gjendje ku është arsimi kosovar. Rezultatet e testit PISA kanë qenë të pritshme. Studimet e UNESCO kanë vlerësuar më herët se për shkak të covidit, të gjitha vendet në botë do të jenë 10 pikë më pak. Por, doli që dëmet kanë qenë më të mëdha. Tërë bota doli 15 pikë më keq ku edhe Kosova është pjesë e atij trendi”, tha ai.

E keqja sipas tij, është se tek ne po vazhdon trendi negativ.

“Problemet në arsimin kosovar janë më sistematike dhe është vështirë të identifikohet një faktor. Nuk mund të fajësohet as Qeveria e as mësimdhënësit. Unë mendoj, faji në mënyrën e të menduarit dhe në kulturën që kemi në Kosovë, ndryshimet duhet të fillojnë lart”.

Para së të fajësojmë mësimdhënësit, Rexhaj thotë parlamenti duhet ta kryejë detyrën e vetë, duke krijuar prioritete ndaj arsimit, të ndajë mjetet e duhura për të.

“Qeveria dhe Ministria duhet të krijojnë një mjedisë të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë. Pas tyre, edhe drejtoritë komunale duhet të zgjohen nga ky gjumë sepse nuk janë në përputhje me kërkesat e arsimit. Kur të krijohen kushtet nepër shkolla, atëherë duhet të kërkojmë llogaridhënie nga mësimdhënësit”, tha ai për emisionin “Expose./ Gazeta Blic

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?