Ish-kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Sali Rexhaj, ka deklaruar se përfshirja e tij në garën zgjedhore ka ndodhur pa përgatitje paraprake dhe pa ambicie personale për t’u zgjedhur deputet, raporton GazetaBlic.
Ai ka thënë se synimi i tij ishte që AAK-ja dhe Ramush Haradinaj ta kalonin pragun zgjedhor dhe të siguronin grup parlamentar.
Rexhaj ka ngritur akuza për manipulim të procesit zgjedhor, duke edhe akuzuar Albin Kurtin për, siç tha ai, blerje votash përmes shpërndarjes së fondeve publike dhe manipulim të datës së zgjedhjeve, duke vlerësuar se qeveria e dalë nga këto zgjedhje nuk është as legale dhe as legjitime.
Postimi i plotë:


