Cult

Revista greke i kushton një artikull të veçantë këngëtareve shqiptare

03/27/2019 14:26
nga:Natyra

Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë kthyer në emrat më të njohur e të komentuar të muzikës në mbarë botën dhe talenti i tyre s’mund të kalonte pa tërhequr edhe vëmendjen e shtetit fqinj, Greqisë.

Revista e njohur greke “Voice of Athens” i ka kushtuar një artikull të tërë këngëtareve shqiptare me famë botërore, ku i përgëzon për talentin dhe ndër të tjera përmend faktin që në Greqi, shqiptarët mundohen t’a fshehin origjinën e tyre, pasi trajtohen në një mënyrë që s’mund të ecin përpara.

Megjithatë, në vendet e mëdha ato s’kanë nevojë t’a fshehin origjinën shqiptare dhe vajzat mund t’ja dalin me talent, shkruan media e huaj.

“Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur:, shkruan ndër të tjera në revistë.

06/25/2019 09:33

Punëtorët e KEK-ut sot në protestë, a do të hyjnë në grevë?