Lajme

Restauranti “Be Happy” brend i Petrol Company, hapet edhe në Arbëri – Prishtinë

11/21/2019 16:02
nga:A. R.

Pas hapjes së restaurantit “Be Happy” në Preoc, Petrol Company brenda një harku të shkurtër kohor bën hapjen e “Be Happy”-it edhe në Arbëri, pikërisht në pikën e saj.

Hapja e “Be Happy” në Lagjen Arbëri shënoi një ditë të veçantë në kalendarin e aktiviteteve të Petrol Company, të cilat do jenë të shumta edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit të saj, u ftuan shumë njerëz, që vjen dhe si një mesazh i qartë i synimit të Petrol Company për zgjerim të brendit të saj të restauranteve “Be Happy” në Kosovë.

Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre bashkëpunëtor të shumtë ku dhe paten mundësi t’i shijonin ushqimet e Be Happy-it.

Restauranti “Be Happy” ofron një ushqim tërësisht BIO, një staf mikpritës dhe profesional si dhe një mjedis shumë të ngrohtë.

“Be Happy” Restaurant në Arbëri mund ta gjeni në pikën e Petrol Company, magjistralja Mitrovicë – Prishtinë.