Cool

‘Respekt për mamushin’, punëtorja e rrah një kliente pasi zihen keq me fjalë

07/26/2018 23:03
nga:FL.B

Ky është momenti shokues kur një punonjëse e McDonald’s është filmuar duke e goditur brutalisht një kliente pasi ajo dyshohet se u përpoq që ta mbushte një filxhan me pije të gazuar, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

Përleshja është postuar në “Facebook” dhe në “Instagram” nga një banore e Nevadas me emrin, Marie Dayag, e cila ka thënë se kacafytja ka filluar atëherë kur klientja ka  dashur që të mbushte ujë të gazuar në një filxhan që është falas për t’u marrë.

Dayag kishte shkruar se “Gruaja kishte kërkuar një filxhan për ujë dhe sipërmarrësja e kishte fikur makinën e pijeve të gazuara pasi ajo nuk donte linte atë që ta mbushte me ujë të gazuar që ishte falas.

Video që është bërë publike nga Dayag paraqet dy gra të cilat nisin të kacafyten me fjalë deri sa pas pak nisë edhe përleshja.

Me qenë se zëri është shumë vështirë që të dëgjohet, gjithë kjo mendohet se ka ardhur shkaku i parave. Në një moment gruaja e cila qëndron prapa banakut dëgjohet duke thënë “pasi nuk mund ta përballosh”.

Në videon e dytë që është filmuar shihet që konsumatorja ia hedh një gotë me qumësht punonjëses.

E deri sa punëtorët e tjerë mundohen ta ndalin, konsumatorja merr një tabaka dhe e godet atë në kokë por siç shihet në pamje kjo gjë as që ia ka lënë punonjëses, përcjellë GazetaBlic.

shkaku i këtij gjesti, punonjësja e kap për flokësh klienten dhe fillon ta godas në fytyrë e në kokë me aq sa mundet.

Më pas, ajo del komplet jashtë kontrolli deri në atë pikë sa e përmbledh konsumatoren e me një të shtyrë e gjuan në tavolinën tjetër ndërsa në ato momente shihen konsumatorët e tjerë të cilët mundohen t’i ndajnë.

Ata arrijnë t’i ndajnë atëherë kur një punonjës në McDonald’s përpiqet ta largojë konsumatoren, e më pas vet konsumatorja nisë të kacafyten edhe me të.

Në një çast njëri nga punëtorët e stafit dëgjohet të thotë “Mamushi ende nuk ka vdekur, respekt për mamushin” por që ende nuk është e çartë se për kë e ka pasur fjalën.

Kacafytja vazhdon ende, por më nuk pat shkëmbime të grushtave. / © DailyMail & GazetaBlic /

05/06/2019 08:45

Dasma kthehet në arenë boksi, nxirren armët, plas grushti e përplasen karriget