Lajme

Reshje shiu e breshër në Kukës, përmbyten rrugët

06/26/2024 19:47
nga:Y I

Reshjet e dendura me shi e breshër kanë shkaktur probleme në rrugët e qytetit të Kukësit, në lagjet 1,2 dhe lagje të re.

Sasia e mashe e reshjeve ka bërë që kolektorët mos të përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.

Ndërkohë reshjet e para të shiut janë shoqëruar më breshër, ku një kokërr breshëri kap diametrin 3 deri në 5 cm.

Breshëri ka përfshirë zonat administrarive Shtiqën, Bicaj e Surroj.

Reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit.

Ndërkohë ka pasur edhe ndërprerje të herë pas hershme te energjisë elektrike.

/Ora News/