Opinion

Republika në kthetrat e olhokratëve

L IL I

Shkruan: Dr. Sadri RAMABAJA

Demokracia, qeverisja demokratike, shenjon që nga zanafilla, në lashtësinë antike, sundimin e shumicës. Nëse në zanafillë kjo shumicë nënkuptonte në fakt vetëm shumicën e qytetarëve, respektivisht fisnikrisë së qytetit-shtet, në epokën e rendit liberal kjo shumicë nënkupton shumicën e qytetarëve më të drejtë vote, pra shumicën e popullit sovran.

Ndë rkohë, gjithnjë e më shumë, demokracia liberale po përballet me ndeshtrasha të paparashikueshme.

Sipas intelektualit të njohur anglo-gjerman Ralf DAHRENDORF, demokracia përbëhet nga një ,, Asambël institucionesh”, që legjitimojnë ushtrimin e pushtetit politik, që munësojnë ndërrimin e pushtetit pa dhunë, kontrollin dhe balancin e ushtrimit të pushtetit si dhe participimit të qytetareve në ushtrimin e pushtetit.

Që nga teoria e Platonit mbi shtetin, egziston edhe hipoteza se, çdo formë e sundimit mund të marrë njërën nga dy cilësitë që ndërlidhen me vizionin politik:

Njëra trajtë që orjentohet në arritjen e mirëqenies dhe
Tjetra që bazohet ekskluzivisht në interesat e sundimtarëve. [Ë olfgang Petritsch: 2019]
Nëse shoqëritë e shteteve demokratike tutje thellojnë polarizimin dhe në vend të

kompromiseve dhe debatit imponojnë vetëm vullnetin e shumicës, atëherë kemi të bëjmë me shenjusin e dytë të demokracisë: atë të cilën historiani grek Polybios (200 deri 12o vj. para Krishtit) e cilësote si OLHOKRATI – sundim të fundërrinave.

Ky tip i demokracisë është imituar në vitet e Aparthejdit në Kosovë (1989-1999) dhe është aplikuar tutje, edhe pas luftës së UÇK-së, për plot njëzet vite rresht. Për rrjedhojë është prodhuar ajo formë e pushtetit që në krye të Republikës solli OLHOKRATË T tanë – sundimtarët fundrrina. Olhokratët tanë me kohë ,,kanë lexuar” mrapshtë teoritë liberale në bazametrin e të cilave është ngritur rendi liberal pas Luftë s së Dytë Botrore. Ata në realitet janë tallur me demokracinë dhe rrjedhimisht edhe me Shtetin.

NT: Olhokratët rikthehen tek Hobsi

Sundimtarët fundërrina gjithandej në botë, pas ,,Fundit të historisë”, që shenjn fundi i Luftës së ftoftë (1989), shpërfillin mendimin kantian që nuk mirrte të mirëqenë, respektivisht të

Natyrshme, paqen mes njerëzve si gjendje natyrore, por ndiqte idenë e zakonshme të homosapiensit, ashtu si ishte promovuar ajo nga Thomas Hobes-i. Për dallim nga Hobs-i, Kanti e shihte të mundshme që përmes angazhimit politik dhe para së gjithash adaptimit të sistemit juridik të obligueshëm e të vlefshëm për të gjithë shoqërinë, të nxitej e selitej paqa. Rikthimi tek Hobs-i, natyrisht i imponuar nga olhokratët tanë, ka sjellë shoqërinë tonë, kombin në tërësi, në një krizë të thellë, para së gjithash morale, e gjithësesi edhe ekonomike, sociale, politike etj.

Sundimtarët tanë fundërrina, duke mos i njohur as parimet bazë të filozofisë politike mbi të cilat janë ndërtuar sistemet politike moderne, tek pasi ju imponua ngritja e Dhomave të veçanta (Ghykata speciale) për ndjekjen e krimeve të supozuara nga politikani zviceran Dik Marti, respektivisht hetuesia serbe, meqë tashti e ndjejnë se mund të jenë edhe vetë subjekt trajtimi nga kjo Gjykatë (një lagje e mirë e olhokratë ve), kanë filluar të reagojnë irracionalisht, duke dëshmuar edhe një herë se nuk e kanë pasur as edhe idenë se disa prej vizioneve të Rendit Liberal Ndërkombëtarë, ato që kanë të bë jnë me: Organizatat ndërkombëtare, sigurinë kolektive, me sovranitetin e ndarë dhe shtetin ligjor, i janë mbivendosur Rendit Vestfalian, që bazohej në principet e integritetit (të pacenueshëm), sovranitetit dhe legalitetit.

Këto principe të Rendit Liberal Ndërkombëtarë , fundja kanë sjellë në jetë NATO-n si bashkim politik-ushtarak i lloit të vetë, si organizatë e sigurisë kolektive, ndërkaq parimi i sovranitetit të kufizuar i zbërthyer e inkorporuar në nenin e Vll-të kartës së OKB-së, ka mundësuar ndërhyrjen e NATO-s dhe lirinë e Kosovës. Por, kjo ndihmë që gëzoi populli i Kosovës, e indirekt edhe Rendi Liberal Ndërkombëtar, nuk mund të nëperkëmbet pafundësisht nga olhokratët tanë, që vazhdojnë ta shpërfillin plotësisht njërin prej parimeve bazë të këtij rendi: atë të shtetit ligjor, respektivisht vetë Shtetin e së drejtës.

Masa që ndërrmorën më në fund SHBA-të ndaj një lagjeje të olhokratëve tanë, që kanë ra ndesh me “ligjin” e publikuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë (16.05.2019), me çka ju ndalohet udhëtimi për SHBA atyre që përfshihen në “Rastin Toka”, pastaj tek ai “Pronto” etjj., flet për kufijtë e tolerances, të cilët, kujdestarë t e këtij rendi, nuk tolerojnë të shkelen nga askush. Kjo masë, sidoqoftë, duket se do të jetë vetëm fillimi i betejës politike e juridike me të cilën do të përballen olhokratët kosovar.

* * *

Pse olhokratët tanë u toleruan kaq gjatë të vepronin shlirë e të vënë në pikëpyetje serioze Republikën? Duket se kishte një bazë reale pse olhokratët në Eveopën Juglindore në përgjithësi dhe ata të Kosovës në veçanti, u toleruan të vepronin gjatë, sa ndonjë prej tyre të promovohet edhe si mbetëri pa kurorë, duke futur nën kontrollë të gjitha segmentet e jetës institucionale e private të vendit!

Vendimi politik i perendimit (para së gjithash i SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe) që Gjermania t’i bashkohet Aleancës Transatlantike pavarsisht se ishte shkaktare e LDB, kishte të bënte atëbotë (1945) me luftën për Evropën Perendimore, nëse nuk arrinin dot ta mbanin gjithë Evropën në hemisferë n perendimore. Kjo luftë kishte fillesë n në përplasjen gjeopolitike e ndezur prej telegramit me diku 8000 fjalë që dërgon ambasadori amerikan George F. Kennan nga

Moska në fillim të vitit 1946. Ai telegram do t’ia vë themelet të ashtuquajturës Policy of Oontainment, që nënkupton idenë për domosdoshmërinë e ngritjes së një kurthi, respektivisht të një dige mbrojtëse ndaj influencës së BRSS drejt Europës Përendimore.

Pa kaluar një vit nga koha kur ishte dërguar ky telegram, në mars 1947, Presidenti Truman bëri publik para Kongresit vendimin për gadishmërinë e SHBA-ve për t’i mbështetur vendet e Evropës Perendimore në të gjitha planet: atë ekonomik, të rindërtimit etj., e që njihet tashmë me emerin Plani Marshall.

Lufta për Evropën Perendimore do të fillojë në terren pikërisht përmes aplikimit të këtij plani. Ajo, siç dihet tashmë, do ta dominojë shek. 20-të , ndërkaq do të marrë fund tek me fundin e Luftës së ftoftë, që do të shënojë edhe rënien e Murit të Berlinit, rrjedhimisht ribashkimin e Gjermanisë dhe rënien e BRSS-së.

Një vendim politik të ngjajshëm, që nënkuptonte tërheqjen dhe mbajtjen e Serbisë brenda sferës së interesit përendimor, fillimisht duke e inkuadruar brenda BE-së, e që në një të ardhme jo të largët, do të ishte brenda projektit për përfshirje të të gjithë Evropës Juglindore si pjesë integrale e strukturës së sigurisë – NATO-s, Brukseli, duket e kishte marrë me kohë, pa përfunduar lufta, meqë ky vendim duket t’i ketë parapri Marrëveshjes së Kumanovës[1].

Derivat i këtij vendimi politik duhet të jetë edhe dialogu Prishtinë – Beograd brenda fushëveprimit e kontrollit të Komisionit Evropjan dhe në bazë të mandatit të Asamblesë së përgjithëshme të OKB-së të vitit 2010.

Mbajtja e Serbisë me çdo kusht larg Rusisë, respektivisht intenca e hapur për ta shkëputur atë nga kjo influencë, degjeneroi dialogun në relacionet Prishtinë-Beograd të fasilituar nga BE-ja, respektivisht Komesarja e BE-së për Politika të jashtme dhe të sigurisë së përbashkët, Federika Mogherini. Kosovë n e riktheu shumë prapa, duek rrezikuar ta shndë rrojë në Shtet të dë shtur, sidomos marrëveshja e prillit 2013, që u pasua natyrshë m me atë të korrikut 2015. Sikur krejt kjo nukk e kë naqte Serbinë , prandaj, ndërkohë, pasoi një “pauzë ” formale prej dy vjetëve, Brenda së cilë s u tentu të imponohet marrë veshja e fshehur pë r ndarjen e Kosovë s.

Tendenca e Brukselit për përfitimin e Serbisë me çdo kusht, solli në tavolinën e bisedimeve idenë për ndarjen e Kosoves, respektivisht aneksimin edhe de jure të veriut të saj nga ana e Beogradit. Për këtë projekt, qarqet pro Serbe në Bruksel, duke shfrytëzuar shantazhet në adresë të olhokratëve tanë, kishin arritur madje ta përfitojnë edhe kreun e qeverisë shqiptare!

Duke ia aneksuar veriun e Kosovës Serbisë, ajo nomenklaturë pro serbe që u gjetë në krye të institucioneve më me peshë të BE-së në legjistraturën e kaluar (2014-2019), gjykonte se do ta përmbyllte procesin e bashkimit të Evropës, disi ngjajshëm si pararëndësit e saj në Kongresin e Londres (1913), në prag të Luftës së Parë Botërore, që gjykon gabimisht se duke sakrifikuar më shumë se gjysmën e Shqipërisë, do të arrijnë ta ruajn paqen në Evropë.[2]

Këtij përfundimi disi logjik të këtij krahu të politikanëve të Brukselit, duke t’i ketë ndihmuar indirekt vendimi me karakter të pastër gjeopolitik për pranimin e dy fqinjëve juglindor të Serbisë – Rumanisë dhe Bullgarisë – në NATO në prag të luftës në Kosovë dhe intervenimit të sukseshëm të kësaj aleance, por sidomos i çeljes së portave të BE-së për këto dy shtete në vitin 2007. Që të dy këto vendime me karakter gjeostrategjik, do të realizojnë në terren një lloj ,, Rrethimi Demokratik” të Serbisë dhe për këtë është i vetëdijshëm Beogradi më mirë se kushdo tjetër.

Plani Marshall vetëm deri në vitin 1952 kishte sjellë në Evropën Perendimore mbi 13 miliardë dollarë, që me kursin aktual dtth. rreth 130 miliardë dollarë. De fakto ky plan i kishte dhënë infuzionin më të madhë Evropës Perendimore, duke mundësuar rimëkëmbjen e saj dhe ruajtjen e ndërtimin e rendit liberal. Gjatë procesit të integrimit të Evropës Juglindore në BE dhe në kuadër të arkitekturës së sigurisë së përbashkët, përmes projekteve të ndryshme të para antarsimit, Serbia është përfituesja më e madhe dhe për rrjedhojë ajo ka realizuar investime sa gati shumica e vendeve të EJ marrë së bashku.

N.T.: Dekolonizimi i Kosovës proces i vonuar

Autori i platformë s mbi protekcionizmin amerikan ka qenë Aleksandër Hamilton, njëri nga “Etërit themelues” edhe i ShBA-ve. Modeli i tij në lëmin e hartimit dhe realizimit të platformave politike, por edhe atyre ekonomike, është ,,kopjuar” në tërësi në Gjermani. Rimëkëmbja e Gjermanisë Federale i detyrohet shumë pikërisht këtij modeli, por mbi të gjitha aplikimit të mendimit ekonomik të Fridrich List-it. Si nxënës i Hamiltonit, ai ishte edhe kundërshtar i rreptë i ideologjisë mbi tregun e lirë. Këtë pozicion ai e mbronte duke pohuar se nëse Britania e Madhe ndërkohë ka kapacitetet që ta aplikojë tregtinë e lirë, Gjermania Federale e dalë gërmadhë nga LDB nuk e ka atë luks, prandaj duhet të aplikojë edhe masa mbrojtëse, derisa ajo të zhvillojë së rish industrinë e saj të shkatrruar. Ishte pikërisht kjo shkollë e mendimit politik dhe ekonomik që e pat shndrruar Gjermanin, pas bashkimit të saj, në një shtet modern (1872), me tempo të shpejtë, në një shtet industrial prijës në Evropë e botë.

Marrëveshja e CEFT-as që ju imponua Kosovës, por edhe pamundësia për ta aplikuar Lekun si monedhë të veten, e shndërruan atë (Kosovën) në neokoloni të Serbisë. Këto politika që imponoi Brukseli, përmes shtyllës së parë në institucionin e përkohshëm të qeverisjes, gjatë kohës kur me Kosovën qeveriste UNMIK-u, e më pas edhe kur Kosova kaloi përmes EULEx-it, e shndë rrojnë atë në neokoloni. Politikat ekonomike që po aplikoheshin ishin plotësisht në shpërputhje me teorinë e Hamiltonit, që qe aplikuar në Gjermanin e shkatrruar nga LDB.

Marrëveshja e CEFT-as dhe politikat fiskale të UNMIK-ut i shkonin për shtati jo vetëm Beogradit, por edhe olhokratëve tanë, pavarsisht se Kosova po ndërronte kështu statusin e të qenunit koloni klasike e Serbisë, duke u shndrruar në një neokoloni të saj!

Vetëm aplikimi i tarifës 100% për produktet serbe nga Nëntori i 2018-ës, që e imponoi kryeministri Ramush Hajredinaj, duke u këshilluar me gjas ë nga ata që kishin dijeni për teoritë e Hamiltonit dhe Fridrih List-it, e më pas alikimi i masë s së reciprocitetit nga qeveria Kurti, po paralajmronte mundsi reale të faktorizimit të Kosovën, duke krijuar parakushtet për çlirim nga olhokratët dhe garantim të sovranitetit të saj.

,,Kopjim” të ngjajshëm, duke e aplikuar në kushte e rrethana të reja, modeli i Hamiltonit ka përjetuar, pas Gjermanisë, edhe nga Japonia, ndërkaq së fundmi (1978 e tutje) edhe nga Kina, Koreja Jugore, Tajvani, Singapori etj.

Për modelet politiko-ekonomike të aplikuara në vendet e bumit ekonomik – katërshja aziatike quajtur edhe si ,,Tigrat aziatik”, por edhe të etablimit politik, social e ekonomik, duke u sendërtuar në shembë lltyrë të shtetit modern , e kam fjalë n pë r vendet Skandinave, olhokratët tanë as që ia kishin idenë. Ata as që çanin kokën nëse në pjesën më të madhe të Evropës politikat ekonomike e zhvillimore ishin paraprakisht pë r integrim. Nuk lodheshin edhe aq se Kosova ishte bë rë tashmë objekt i analizave të instituteve shkencore dhe debateve parlamentare e të atyre me shoqërinë civile, si shtet që po shkon drejt dë shtimit!

Pë rkundrazi, në fushatë n e fundit nuk munguan pë rafrimet me atë lagje shtetesh ku fjalën e kishin neoliberalët. Shih pë r kë të , në dy republikat xhuxhe shqiptare, politikat i bënin kryesisht bankat qendrore dhe teknokratët e kontrolluar nga olhokratë t.

Kjo ,,detyrë” me përgjegjsi jetësore për atdheun e kombin, ra në duar të teknokratëve të huaj që punonin në dobi të qendrave të veta të interesit dhe të sunduesve tanë të dalë nga fundërrinat e kombit, që tashmë janë shndrruar në olhokratë. Shih për këtë, gjithëandej kemi disbalancë të madhe mes olhokratë ve dhe shtresës së mesme, e mos të flasim për disbalancin tragjik mes olhokratë ve e oligakëve dhe masës së gjerë – proletarëve dhe llumpenproletarë ve që popullojnë periferitë e qendrave të mëdha si: Tirana, Prishtina, Durrësi, Prizreni, Tetova, Vlora, Ferizaji, Shkodra… që kanë përthithur e po përthithin tutje popullsitë e rretheve rurale pa qenë në gjendje t’ju sigurojnë punë e jetë normale, mirëqenje sociale e jetë të dinjitetshme, duke u shndë rruar kështu në ,, kamp tranziti” për në perendim, para se gjithash në Evropën Perendimore. Shih për këtë, për këto 30 vite të tranzicionit demokratik të Shqipërisë vetëm në vendet e BE-së kanë migruar mbi 1.2 milion qytetarë shqiptarë, ndërkaq për këto dy dekada lirie të Kosovës, mbi 500.000 kosovarë janë shëndërruar në pjestarë të ri të mërgatës sonë në Perendim.

Për Evropën mësymja në trajtë furtune mbi bastille dhe deklarata për të drejtat e qytetarëve, që shënjonin pikën kthesë, që i jepnin fund apsolutizmit të mbretërve të përjetshëm. Por, ky fund, shenjonte edhe orën e lindjes së demokracisë liberale, që ndërlidhë tok principet e shtetit të së drejtës me atë të demokracisë. Parimet e shtetit të së drejtës duke kufizuar vullnetin e shumicës, që nënkupton ndarjen e pushtetit mes qeverisë, parlamentit dhe gjyqsorit te pavarur, me çka shmang mundësitë e koncentrimit të furisë në duart e një grupi, vihet plotësisht edhe në mbrojtje të demokracisë. Rregullat e arta që imponon demokracia liberale dhe aktet juridike të shtetit të së drejtës, garantojnë zgjedhje të lira dhe ndrrim të qetë të pushtetit. Prandaj ndërhyrjet e NATO-s në Kosovë duhet parë edhe si produkt i rendit liberal, që mori në mbrojtje një popull që po i nënshtrohej gjenocidit, por edhe vetë mbrojtjen e të drejtës bazike të njeriut për jetë, duke e ndërlidhur me hapjen e mundësive të aplikimit të këtij rendi në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos brenda kontinentit të vjetër, ku po thellohej e zgjerohej projekti supranacional i njohur si projekti Evropa (BE).

Ndërkohë ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe me këtë akt dhënia fund procesit të kolonizimit të saj, shihet e koncentruar në dy faktorë të ndikuar nga:

1) Interesat politike të një grupi shtetesh dhe

2) Presioni medial.

Ky rezon përjashton si arsye reale të ndërhyrjes parimet bazë të të drejtës ndërkombëtare, por njëkohësisht rezulton të jetë edhe një lloj produkti i vështrimit të njëanshëm të historisë, rrjedhimisht jo shkencor. Ndërhyrja e NATO-s, pavarsisht që nuk potencohet, de fakto, i dha fund procesit kolonizues, që ishte përmbyllur në Afrikë disa dekada më herët, ndërkaq, duke tumirë manipulimin serb të historisë, Kosova ishte “konsevuar” si kolonia e fundit në Evropë!

Në kuadër të rendit të ri liberal zë vend parësor koncepti i ndërlidhur me përgjegjësinë për mbrojtje (RESPONSIBILITI TO PROTECT, R2 P) dhe intervenimi liberal, duke mos kursyer as intervenimin ushtarak dhe ndërhyrjet me operacione të fshehta të intelegjencës në dobi të kësaj doktrine. ,, R2 P dhe doktrina e intervenimit Liberal do t’ia mundësojnë bashkësisë ndërkombëtare, të ndërhyjnë dhe cenojnë edhe sovranitetin shtetror, nëse, këta shtete, nuk kanë vullnet apo nuk janë në gjendje, të përkujdesen që brenda territorit të tyre, të sigurojnë e mbrojnë të drejtat njerëzore.” (Ë . Petrisch: 2019).

Dështimi i univerzalizimit të kësaj vlere përendimore (Mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave njerëzore), ka sjellë në luhajë vetë rendin e sigurisë në rrafsh global. Ky dështim në dy dekadat e fundit ka marrë përnasa shqetsuese. Në pushtet, në një varg shtetesh që dikur konsideroheshin si demokraci të konsoliduara, ka sjellë fashistë modern, të tipit të V.Orbanit në Hungari, të Putinit në Rusi, Erdoganit në Turqi, siç i cilëson M Olbrit, që po mirret si model nga olhokratët tanë në Prishtinë e Tiranë. Për rrjedhojë, Më nuk flitet për demokraci të lënduar, por për regjime autoritare, meqë opozitarët ose migrojnë jashtë ose dërgohen prapa grilave.

Pamjet makabre të luftës në Bosnjë (1992-1995) qenë cilësuar me të drejtë si ,,simbol i dështimit të rendit të ri evropjan” (W.Petritsch: 2019). Koketimimi i stërzgjatur i Brukselit me olhokratët kosovarë nuk është asgjë tjeter përveç simbol i dështimit të demokracisë liberale dhe i BE-së si bashkësi vlerash pozitive. Inaugurimi i një klase politike tejet të papërgjegjëshme dhe koketimi me të në emër të ruajtjes së stabilitetit në rajon, madje në dëm të paqes në plan afatgjatë dhe të drejtave themelore të njeriut, bie ndesh edhe me paqen pozitive dhe parimet filozofike mbi të cilat ë shtë ngritur BE-ja. Koncepti i sigurisë njerëzore që po etablohej së fundmi (1994), duke marrë në konsideratë individin në vend të shtetit dhe që të drejtën njerzore po e sillte në qendë r të konceptit të sigurisë, u neglizhua në të rësi, qoftë nga UNMIK-u e tutje edhe nga EULEX-i, por edhe nga olhokratët tanë. Këta të fundit, në realitet, u shquan për degradim të shpejtë jo vetëm të dinjitetit njerëzor, por edhe për shpërfytyrim të Parlamentit, këtij tempulli të demokracisë. Brenda legjislaturë s së parë pas shpalljes së pavarë sisë (2008), shpejt e shndrruan atë në një makinë votuese formale ose institucion-cirk jofunksional, ndërkaq qeverinë dhe agjencionet qendrore të shtetit në punishte spiunazhi dhe keqpërdorimi të të gjitha resurseve dhe të mirave të Republikës.

Nuk ka si shpjegohet me argumente logjike, të shëndosha, veprimi mazohist i olhokratëve tanë në raport me interesat jetike të Republikes: shitja e 2500 ha tokë Maqedonisë së Veriut, e 8200 ha tokë, pasuri ujore të jashtëzakonshme e pozicione strategjike, Malit të Zi (në emër të demarkimit të kufive), por edhe gadishmëria për ta tumirë aneksimin e veriut të Republikës kundërshtarit shekullor – Serbisë, madje me gjithë pasuritë e saj nëntoksore e mbitoksore, përfshirë Trepçën e Ujmanin, shto këtu edhe Majë n e Pançiqit, atë kurorë të pozicionit straregjik të atdheut!

NT: Rikthimi i historisë në dritën e olhokratëve

Qytetarët gjithandej në hemisferen e civilizimit perendimor po krijojnë një llojë bindje se, tashmë e kanë vështirë të ndikojnë në vendimarrjen politike; respektivisht ata ndjehen të tjetersuar nga politika. Në anketat me karakter studimi nuk ngurrojnë të pohojnë se, politika po vihet përherë e më hapur në shërbim të lobistëve, pronarëve të koncerneve multinacionale, oligarkëve, grupeve të ngushta të interesit… duke nënvlersuar interesat e qytetarëve.

Humbja e besimit në politikë e potencuar si fenomen dhe e pasqyruar në çdo legjislaturë përmes rënjes rapide të pjesëmarrjeve në zgjedhje, duket se ka të bëjë me inkompetencën kulturore dhe deficitin demokratik, ndërkaq këto mendësi tok janë prodhim i sistemit politik.

Në Evropën Perendimore, ku kultura demokratike dhe institucionet demokratike janë më aktive, më të ndërlidhura e të ndërvarura, rrjedhimisht, atje qoftë qytetari si homosapiens politik aktiv, por edhe institucionet, rezultojnë të jenë më të afta të organizojnë, kunderveprim ndaj fenomeneve që u hapin rrugë olhokratëve, respektivisht rikthimit të historisë.

Sidoqoftë, vitet e fundit, edhe atije, është e djathta ekstreme që po i jep tonin politikës, duke imponuar edhe agjenden e tyre politike.

Në librin e tij me titull tepër sinjifikativ ,,Fundi i historisë”, politikologu konzervator amerikan Francis Fukuyama, në vitin1989, fill pas ,,Rënies së perdes” së Luftës së së ftohtë, paralajmronte më shumë se ,,fundin e historisë”- fitoren e demokracisë liberale në rrafshin univerzal. Por, ngjarjet spektakulare në prag të fundit të shek.20-të dhe sidomos 11 shtatori i 2001-ës, në realitet do të shënojnë ,,rikthimin e historisë”.

Këtij rikthimi do ti paraprijë paralajmrimi që bën, fillimisht me esen e tij, historiani gjithashtu konzervator amerikan Samuel P. Hungtinton, të publikuar në vitin 1993, e që do ta zgjerojë në libër në vitin 1998, duke e thelluar tezën e tijë që kishte të bënte me përplasjen e qytetrimeve, në thelb të së cilës ai vë rrethet kulturore, respektivisht relegjionet, që sipas tij do të shënojnë vijat përplasëse gjatë shek. 21. Në këtë kuadë r, sipas Hungtingtonit, shtetet do të humbasin peshë n që kishin dhe kanë deri tashti. Ata do të shtrihen në kuadër të pesë qytetrimeve: konfuzianizmit (Kina), përendimor, islam, hindu dhe sllav-ortodoks.

Kështu po merrte formë koncepti për luftën e kulturave të cilën në masë të madhe e kishte përvetsuar administrata e Bushit. Tok me këtë koncept, po përpunoheshin edhe masat preventive, ndër të cilat ishte edhe ajo e ndërrimit të qeverive (Regime Change) si përgjigje edhe ndaj akteve terroriste. Në këtë kuadër, strategjia amerikane, duke u bazuar në dominimin ushtarak, kishte përpunuar edhe teorinë mbi ndërtimin e shteteve (Stare Bulding) properendimore, në krye të të cilave do të silleshin qeveritë që do të vinin nga formacione politike që akceptojnë parimet e demokracisë liberale. Aplikimin e kësaj ideje për herë të parë po e ushtronin në Afganistan. Më pas ajo do të marrë shtrirje edhe gjetkë, duke u sforcuar sidomos në Irak. Koova, për fat të mirë, po hynte në këtë projekt si tregim suksesi, që me përmbylljen e luftës dhe instalimin e UNMIK-ut. Por, nëse në Irak, administrata amerikane pas ndërhyrjes së dytë dhe rrezimit të regjimit të Sadam Huseinit, nuk do ta përsërisë gabimin që kishte bërë në vitin 1991, ajo tashmë kishte ndërmarrë aksionin masiv të ENT’BAAHTIFICIMIT, sipas modelit të Gjermnisë, që pas LDB, duke larguar nga funksionet publike të gjithë ata që i kishin shërbyer S.Hyseinit, para së gjithash ata që kishin punuar në aparatin e shtetëror të sigurisë, në Kosovë ndodhi e kundë rta.

Këtë masë kaq të domosdoshme administrata e UNMIK-ut nuk do ta ketë në rend të ditës asnjëherë për aq sa funksionoi në Kosovë. Pë rkundrazi, në administratë e gjyqë sor madje edhe elementë që kishin punuar gjatë apartheijdit (1989-1999), ishin më të pranueshë m se sa shtresa që vinte nga ilegalja dhe UÇK-ja. Të njejtën linjë të koketimit me ish strukturat që i kishin shërbyer S. Milosheviqit, do ta ndjek edhe EULEX-i! Por, këtë linjë koketimi me këto forca do ta ndjekë edhe i ashtuquejturi Shërbim Informativ i Kosovës (SHIK), që kishte origjinën tek G2 (Shërbimi i UÇK i zbulimit dhe kundër zbulimit), që kishte vepruar më kundër të UÇK-së! Madje vetë kreu i këtij shërbimi, që tash sa kohë është lider i PDK-së, atë garniturë kolaboratorësh të Serbisë i patë cilësuar si ,,Pasuri kombëtare”! Si të tillë, ata edhe do të trajtoheshin më pas, natyrisht nëse zbatonin urdhërin e heshtjes në raport me elementë t e penetruar të UDB-së në LPK e UÇK. Ndërkaq ata që binin ndesh me këtë urdhër ose edhe me qartë, ata që kishim dijeni për CV-të e udhëheqësve të SHIK-ut, do të egzekutoheshin fill pas luftës tok me një lagje kundërshtarësh politik, kryesisht funksionarë të lartë të LDK-së ose udhëheqësish të strukturës së LDK-së në terren. Një segment, i të ashtuquajturës strukturë e cilësuar si ,, pasuri kombëtare” do t’i shërbejë olhokratëve tanë, fillimisht për ta shtënë në dorë pasurinë e patundëshme të qëtetarëve serb (Rasti Toka…), meqë ndërmarrjet shoqërore e ato shtetrore do t’i ndajnë mes vete si plaçkë lufte përmes të ashtuquaturajturit proces të privatizimit, ndërkaq në vitet e fundit, në veri të Kosovës, edhe si ndërmjetës për të lidhur kontrata e marrëveshje të fshehta mes nëntokës serbe në veri dhe vetë të dëguarve të Beogradit.

Akuzat e ndërsjellta ndërkohë (muajt e parë të 2019) për këtë lloj koketimi të olhokratëve tanë, flasin qartë për mjerimin politik të institucioneve të Republikës, meqë tashmë ata po vetëdemaskohen. Skandalet e njëpasnjëshme të këtij segmenti olhlkratësh që po e mbajnë peng Republikën, flasin shumë për dështimin e ndërtimit funksional të Republikës, meqë rezulton se, vetëm ndërrimi i qëverive, nuk mjafton as në Kosovë për ndërtimin e shtetit funksional mbi parimet e demokracisë liberale. Dështimi i ndërtimit të shtetit të së drejtës shkon në konton e Serbisë edhe olhokratëve. Këtë forcat progresive politike, bota akademike, shoqria civile, sindikatat… populli, nuk duhet ta lejojnë.

Tendenca e hapur e Serbisë për t’nxitur për veprim elementin e islamit politik në njërën anë, e koketimi i partive politike (sidomos i PDK-së) me Bashkësinë Islame, respektivisht kryesinë e saj, si produkt i islamit politik dhe strukturë e në nshtruar ndaj T. Erdoganit, në anën tjetër, e sposton Kosovën, e me rrezik edhe Kombin, në anë n tjetër të civilizimit perendimor, ku, është ,,rezervuar” vendi edhe në hartën e gjelbërt të Huantigramit!

Duke përcjellë debatin e seances së jashtëzakonshme të Kuvendit për TELEKOM-in (maj 2019), tek flitej për kolapsin që e pret këtë ndërrmarrje publike, më ra në sy se, asnjëri prej deputetëve të partive përgjegjëse për këtë skandal (PDK,LDK) nuk e mohonte krimin, por që të gjithë tentonin ta ndanin përgjegjësinë dhe në unison flisnin për gjendjen si të paalternativë.

Esenca e konkluzave kishte të bënte me arsyetimin publik të hapit pasues të qeverisë:

privatizimin sa më të shpejtë të këtijë aseti strategjik kombëtar.

Ktë frymë veprimi prej neoliberalëve të vonuar, që në Kosovë e pat promovuar administrata e UNMIK-ut, e që e vazhdoi EULEX-i, olhokratët tanë vetëm sa e kanë thelluar. Rasti si vepruan me KEDS-in (rrjetin energjetik) është ekzemplar i lloit të vetë.

Dy të ashtuquajturat parti popullore (PDK-ja dhe LDK-ja) kishin mbrojtur dhe aplikuar politikat neoliberale në ekonomi, duke iu kundërvënë çfardo rishikimi të mundshëm të propozuar nga opozita dhe ndonjë zë-i mekur që vinte nga bota akademike, që bënte thirrje për ndërhyrjen e shtetit dhe politikës në raport me ndërrmarrjet publike me karakter strategjik si: Trepça, KEK-u, TELEKOM-i, por edhe në fusha tjera me interes nacional si dhe në tregje. Shih për këtë, sot e kësaj dite, edhe pas pesë e sa vietëve të asaj marrëveshjeje që ishte arritur (2014), nuk ka lëvizur gjë, paga minimale në sektorin privat mbetet tutje më e ulta në rajon.

Këtu politika, që i inponojnë olhokratët me frak pushteti e pa të, kanë prodhuar krizën e sistemit, mosbesimin e qytetarëve në raport me politikën, meqë ekonomia, respektivisht interesat e një grushti individësh, i imponohen qytetarëve, duke ju imponuar politikës e veprimit. Për rrjedhojë, ndërkohë, po ngjet edhe në Kosovë fenomeni që kishte ndodhur edhe gjetkë në Evropë: partitë e etabluara me dekada po humbasin mbështetjen, ndërkaq barikadimi i olhokratëve në ,,Bunkerët e pushtetit”, ka rrezik të prodhojë luftë qytetare.

Fenomeni i rrudhjes së partive politike ndërkohë u shpërfaq edhe në ekonomitë më të mëdha evropiane. Në Gjermani psh. në vitin 1972 dy partitë popullore të qendrës, SPD (Socialdemokratët) – qendra e majtë dhe CDU/CSU (Demokristianët) – qendra e djathtë, të marra tok, kishin mbi 90% të vendeve në Bundestag-un Gjerman, ndërkaq në vitin 2017 kishin rënë në 53,4%, që mezi garantonte mbetjen në pushtet përmes koalicionit të madhë. Ky trend nderkohë po thellohet në të mirë të të gjelbërtve (e majtë e qendrë s liberale) dhe ALD-ekstreme e djathtë. PolitologuË olfgang Merkel flet për gabimet strategjike të këtyre dy forcave politike që kanë dominuar skenën politike Gjermane që – prej vitit1945[3].[i]

Në Greqi humbja e simotrave gjermane: Demokracia e re ( e djathtë) dhe PASOK ( partia panheliste socialiste) që ishin alternuar në pushtet për më se 40 vjet, i lëshuan terren pas kolapsit të plotë të vendit në borgje, SYRIZA, që po lufton për mbijetesën e Greqisë si shtet sovran.

Ky trend e dërgoi Hungarinë drejt gërryerjes së brenshme, që politikologët e shenjojnë me nocionin ,,DEMOCRATIC BACKSLLDING”. Në Hungari, de fakto, tashmë nuk kemi të bëjmë me një shtet, ku sistemi politik nuk mund të vlersohet si demokraci liberale; Atje është instaluar plotësisht demokracia liberale. Shih për këtë, politikologu Zvicërran Nuspliger, me të drejtë konstaton: ,,Përmes ekonomisë klienteliste, nacionalizmit dhe privatizimit të bankave dhe koncerneve energjetike dhe përmes ndarjes së parasë publike (tenderëve nga ndërrmarrjet publike dhe agjensitë tjera shtetrore), por edhe të parave që rrjedhin nga struktura e BE-së, të përcjella këto në dobi të njerëzve të afërt të pushtetit, Orbani ka ndërtuar sistemin

kapitalistshtetëror”[4].

Ky model i demokracisë liberale eshtë instaluar në Kosovë nga struktura tashmë e njohur me akronimin SHIK, që në fakt është vetë bërthama e PDK-së, alias PDK-ja.

Po të mos ishte rezistenca e VV dhe një pjese të medias së pavarur, “lideri i ri” i PDK-së, në mos ai i pari, me kohë do të ishte kopja e Viktor Orbanit në Kosovë . Prandaj në Kosovë ka vite që është instaluar tipi i ,,regjimit hibrid”, ku shteti vazhdon të jetë formalisht i organizuar mbi

parimet e demokracisë liberale, por substanca e tij demokratike vazhdimisht gërryhet nga brenda.

Duke trajtuar këtë fenomen të cilësuar si ,,vdekje e ngadalshme e demokracive” dy profesorët e universitetit Të Harvardit, Steven Levinsky dhe Daniel Ziblatt, në librin e tyre ,,Si vdesin demokracitë ” (2018), për fat të mirë të përkthyer shpejt edhe në shqip, konstatojnë se, aktualisht demokracitë po vdesin jo nga një goditje e vetme (si ishin grushtështetet, kryengritjet apo atentatet dikur), por fare ngadalë dhe pothuajse pahetueshëm. Levinsky dhe Ziblatt sjellin një krahasim atipik të këtij fenomeni me atë që zhvillohet në fushën e futbollit: Figurat autoritative për të forcuar ndikimin e tyre në fushë, punën e parë që e bëjnë, provojnë ta vënë nën kontrollë gjyqtarin kryesor në fushë, pastaj t’i margjinalizojnë lojtarët kryesor të kundërshtarit dhe së fundmi edhe t’i ndryshojnë rregullat e lojës në dobi të vetë, ashtu që në fund, de fakto, nuk është e mundshme të flitet për lojë fer.

Në terrenin politik e shtetëror, gjyqtarët e fushës, konsiderohen nga olhokratët tanë, shërbimet e fshehta (AKIA, Shërbimi i inteleghencës në polici, G2 në FSK), pastaj autoritetet rregullative dhe ato të ATK-së dhe mbi të gjithë gjygjësori. Këto struktura, dihet, tashmë është sit ë thuash sekret publik, janë të kapura nga SHIK-u/PDK-ja.

Në demokracitë e shëndosha opozita dhe pushteti përgjithsisht nuk i hedhin në veprim asnjëherë të gjitha forcat në ,,betejë” për mposhtjen e kundërshtarit, nuk vlersohen si konkurrent legjitim, por vlersohen si armiq, siç cilsohej VV nga ana e PDK-së, politika shëndërrohet në fushëbetejë për jetë a vdekje. Ky polarizim ekstrem i politikës, shpie pashmangshëm drejt vdekjes së

demokracisë. Rrugë e ndërmjetme mbetet në rastin konkret, vetëm Revolucioni demokratik i kontrolluar deri në detaje, duke mos përjashtuar as koalicionet paraprake, siç ndodhi në Greqi me ardhjen e SYRIZA-s në pushtet, siç po ndodhë aktualisht edhe në Sllovaki dhe, falë impenjimit të Berlinit, pritet të ndodhë edhe në Kosovë.

Hipoteza se teoritë neoliberale nuk kufizojnë fushëveprimin e vëtë vetëm në lëmin e ekonomisë kombëtare, por kalojnë edhe në terrenin e politikës së jashtme, në rastin e Kosovës është

demonstruar bindshëm. Marrëveshja e CEFT-as, ajo me MONAKO-TELECOMIN dhe marrëveshja e prillit 2013 në Bruksel mes Thaçit dhe Vuçiqit, tok janë ekzeplar model për studim. Marrëveshjet si kjo e CEF-as dhe të tjerat që prekin fushën e tregtisë së lirë, janë të suksesshme vetëm për ato vende që kanë ekonomi të zhvilluar dhe bazë të fortë prodhuese, meqë me këto tip marrëveshje, ato zgjerojnë tregjet për produktet e tyre. Privatizimi i ndë rmaarrjeve shoqërore e shtetërore në Kosovë pa kurfarë kriteri të shëndoshë, prandaj shkatërroi bazën e jetës për mijëra punëtorë, që edhe ashtu ishte subjekt trajtimi nga apart`hejdi serb në dy dekadat e fundit me theks në vitin 1989-1999.

Këshilltarët për ekonomi, si në zyrën e kryeministrit edhe ata në zyrën e kryetarit te Republikës, që olhokratët kanë dëshirë ta quajnë president, s’ka se si të mos na i kujtojnë këshilltarët e

diktatorit Pinoçet që vinin nga Universiteti i Çikagos dhe ishin produkt i shkollës së tijë të njohur si promovuese e teorive neoliberale në fushën e ekonomisë. Doajen i kësaj shkolle ishte pikërisht Milton Fridman, që promovoi aplikimin strikt të derregullimit radikal si shenjues i tregut

fundamental, duke qenë këshilltar ekonomik i Ronald Reganit.

Kosova, fill pas Meksikës dhe së fundmi Greqisë, është vendi ku edhe më tej u eksperimentua teoria neoliberale e Fridmanit. Olhokratët tanë mund të jenë të fundit neoliberal në Evropë ata që ia dorzuan vullnetarisht ekonomin e vendit këtij rrjeti të merimangës neoliberale, respektivisht neofashistë ve. Për rrjedhojë sundimtarët fundërrina (olhokratët, si i quante histiriani Grek Polibi), tashti tallen me institucionet e Republikës përmes ,,komunukimit pa konsekuencë me individë të atomizuar”, do të thoshte Ralf Dahrandorf, duke vënë në lojë jo vetëm sistemin politik, por edhe Republikën.

Sistemi politik i cilësuar si demokraci liberale, nuk ka prodhuar vetëm fenomenin e ,,recesionit demokratik”, me ç’rast kemi rënie të participimit të qytetarëve (sidomos brezit të ri) në jetën

politike, humbje të besimit në institucionet e Reoublikës dhe partitë politike, por edhe rënien rapide të influencës së anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve në jetën publike të vendit. Një pjesë e mirë e tyre, de fakto, janë shndërruar në peng të olhokratëve.

Shih për këtë, kur trajton këto fenomene në shoqritë tjera në Evropë e gjetkë, politikologu Yasha Monnk, në librin e tij,,Der Zerfall der Demokratie” (Rënja e demokracisë), flet për liberalizmin jodemokratik, duke shpjeguar se pse kemi të bë jmë me “rënje të ndikimit të politikës si fenomen”, që sioas tij, si fenomen “ka zanafillë më të largët, duke shenjuar vitin 1945 si pikënisje edhe të krijimit të institucioneve të pavarura nacionale”.[5]

Sistemi politik i ngritur mbi parimin e demokracisë reprezentative po çalon gjithandej, madje edhe në ato vende ku mendohej se demokracia është etabluar mirë. Politika po dëshmon gjithënjë e më shumë, duke mos qenë në gjendje të zgjidhë problemet, por edhe duke mos dëshmuar se është në gjendje të formësojë e garantojë një të ardhme të sigurtë. Prandaj nuk duhet parë si diçka të papritur rezultatin e indeksit demokratik të revistës ECONOMIST, që dëshmon për dëshprimin e madh të qytetarëve, jo vetëm në Amerikë, por edhe në shumë vende të Evropës, e që ndërlidhet me vetë dështimin e ,,Demokracisë egzistuese reale”.[6] Në një hulumtim të gjerë të qendrës Amerikane PEW RESEARCH CENTER të aplikuar në 38 vende në fund te vitit 2017, studjuesit vijnë në përfundim se, demokracia në rrafshin teorik merr tutje vlersime të larta, por qytetarët në jetën politike janë të zhgënjyer “.[7]

Ky lloj zhgënjimi duhet t`i ketë hapur rrugë ,,rikthimit të historisë” dhe me këtë ngritjes në pushtet të liderëve autoritar, respektivisht olhokratëve modern.

,,Zgjedhja e një Presidenti amerikan me pretendime të hapura prej autoritari ka ushqyer dhe rritur dyshimin për aftësinë gjykuese të shtresave të gjera të popullsisë, e cila ka pasur predispozita të manipulohet, respektivisht të vihet në lajthitje nga mediat sociale që shpërndajnë lajme të rreme (Fale Neë s) dhe nga fushatat mashtruese”.[8]

[1] Shih tekstin integral të Marrëveshjes së Kumanovës.

[2] Shih për këtë deklaratën e ish ministrit të Jashtë m britanik Sir Edwë ard GREY

[3] Më gjerësisht shih: Wolfgang Merkel: ,,Der niedergang der Volkspartein”, FAZ, 10.11.2017

[4] Niklaus NUSPLIGER: “Europa zwischen Populisten – Diktatur und Buerokraten – Herrschaft”,

Basel 2019, f.84

[5] YASHA MOUNK: “Der Zerfall der Demokratie”, Muenchen 2018, f. 68

[6] The ECONOMIST INTELICENCE UNIT: Democracy Index 2018.

Shih: http://www.eiu.com/Haandlers/Ë hitenpaperttaudler.ashx?f1=Democracy_Index_2018.pdf&mode=ë p&campaingnid=Demokracy2018 (Rishikim: 17.01.2019)

[7] Pew Research Center: “Glabally, BroadSupport for Representative and Direct Demokracy, but many also endorse nondemocratic alternatives”.

http://assets.pewresearch.org/wp-content/uploads/sites/2/2017/10/17102729/Pew-Researsch-Center_Democracy-Report_2017.16.pdf (Qasja më: 8.1.2019).

[8] N.NUSPLIGER, EUROPA – ZË ISCHEN POPULISTEN-DIKTATUR UND BUEROKRATEN-HERRSCHAFT, Basel 2019, f.77