Sporti

Reportazhi spektakolar i televizionit anglez për kombëtaren e Kosovës

09/12/2019 13:37
nga:M K

Kosova vazhdon ta ketë vëmendjen e plotë të mediave ndërkombëtare pas humbjes 5-3 nga Anglia.

Djelmoshat e Challandes ishin të jashtëzakonshëm, sidomos në pjesën e dytë, ku shënuan dy herë e nuk pësuan asnjë gol, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, njëri prej raportimeve më të bukura ka qenë ai i televizionit ITV, që ka vënë në pah si është më së miri rrugëtimin e Kosovës që nga pranimi në UEFA, e deri te kualifikimet për EURO 2020, aty ku momentalisht po shkruajmë histori.

Ka qenë gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ai që përmes profilit zyrtare e ka shpërndarë këtë reportazh fantastik, e të cilin ju ftojmë ta ndiqni.

/GazetaBlic/

01/03/2017 13:31

Arrestohet bashkëshortja e të dyshuarit të sulmit në Stamboll (Foto)