Showtime

Reperi kosovar kthehet në kohë, publikon foto me prindërit e tij shkrepur vite më parë

04/13/2020 17:09
nga:N S

Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi i njohur si Gheto Geasy rrallë herë ka publikuar imazhe me prindërit e tij.

Duke marrë parasysh se çdoherë ka qenë i anagzhuar me koncerte dhe projekte të shumta muzikore, ajo se çka kemi parë në rrjete e tij sociale kanë qenë vetëm postime sa i përket jetës së tij profesionale edhe asaj private, momente me bashkëshorten Marina Vjollca, shkruan portali GazetaBlic.

Së fundi, si shkak i virusit Korona njerëzit po kalojnë kohën e tyre të kufizuar kështu, reperi iu ka hyrë fotografive arkivë.

Në Instagram, ka publikuar foto bashkë me prindërit kur ka qenë fëmijë. Nëna e reperit, ka vizituar bashkëshortin kur ka qenë në ushtri. . Ai mori komente të shumta nga ndjekësit e tij për ngjajshmërine e madhe që ka me babain.

‘Unë me prindërit e mi në vizitë te babi ushtar’, ka shkruar Geasy në mbishkrimin e fotos.

/GazetaBlic/

05/28/2020 19:37

Pas protestës, reperi kosovar bëhet gati: A po këndojmë këtë verë a jo?