Një tjetër emër i njohur duket se po e mbyllë përfundimisht me muzikën.
Kjo të paktën, sipas deklaratës së vetë atij.
Fjala është për reperin prishtinas Nushi i cili ka befasuar me një postim në rrjete sociale.
Ai ka bërë të ditur se tani e tutje nuk do jetë pjesë e kompanisë me të cilën ka qenë deri tani sepse ka vendosur ta ndalë muzikën komplet.
‘Falemnderit atyre që më kanë dashur e më kanë përcjellur gjatë këtij rrugëtimit tim të muzikës, qoftë ai edhe një person’, është shprehur ai mes tjerash teksa ka fshirë krejt fotot nga profili i tij me mbi 100,000 ndjekës.