Showtime

Reperi i njohur shqiptar: Getoar Selimi më i miri i të gjitha kohërave

04/18/2019 13:27
nga:L I

Ai gjithmonë është shprehur në intervistat e tij se Getoar Selimi është më i miri sa i përket muzikës rep, shkruan GazetaBlic.

Flasim për shumë të përfolurin Feron i cili edhe kësaj radhe e ka vlerësuar lart anëtarin e “BabaStars”.

Në Instagram, Fero ka publikuar video duke dëgjuar një nga këngët e Ghetto Geasyt.

“Më i miri i të gjitha kohërave”, ka qenë mbishkrimi që Fero i ka vendosur kësaj video.

Sa i përket projekteve të tij, Fero është duke punuar në atë të radhës, ndërsa ai i fundit mbetet “Baba për ikona” i lansuar para dy muaj më parë, e që deri tani ka arritur të mbledh afro 5 milionë shikime në kanalin Youtube.

Ndërsa për jetën private, Fero ka disa muaj që është në lidhje dashurie me modelen Arbenita Ismajli, e cila jeton dhe vepron në Londër./GazetaBlic