Sporti

Renditja tabelare në Superligë pas xhiros së 13-të

11/22/2020 16:03
nga:Mergim Rreci

Kanë përfundura të gjitha  ndeshjet e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka triumfuar më lehtë se që është pritur përballë Llapit, teksa ka kryer punë brenda 45 minutave.

Nazmi Gripshi me dy gola, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku me nga një tjetër në fitoren e nëntë kampionale të “portokallinjëve”.

Elvis Prençi dhe Ahmed Januzi realizuan për llapjanët që mos të bëhen krejtësisht ‘hor’ në këtë takim.

Prishtina në anën tjetër ka mposhtur sot ekipin e Trepçës 89′ me rezultatin 4:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Endrit Krasniqi, Leutrim Kryeziu, Besnik Krasniqi dhe Mankenda shënuan për fitoren e Prishtinës, kurse golat për mysafirët i shënuan Sie dhe Arbnor Muja.

Pas dy ndeshjeve të ditës së sotme, renditja tabelare është kjo