Fit&Sexy

Rëndësia e gjumit për një ditë më produktive

06/04/2020 13:08
nga:N S

Koha fluturon dhe ne plakemi çdo ditë.

Ne jetojmë çdo ditë në një shpejtësi të madhe duke kaluar në procese të ndryshme.

Nuk jemi në gjendje të përfundojmë ditën me sukses nëse nuk kemi fjetur. Gjumi është shumë i rëndësishëm për çdo funksion të trupit dhe mendjes.

Shuma dhe kualiteti i gjumit determinojnë se sa mire ne kalojmë ditën dhe se sa produktiv do të jemi. Më shumë se një e treta e popullsisë nuk fle mjaftueshëm.

Nuk është e shëndetshme që të qëndroni pa gjumë dhe gjatë ditës do të ndiheni të lodhur, do të ndieni nevojë për më shumë sheqer.

Bazuar në Institutin Kombëtarë të Shëndetit, pagjumësia shkakton tensioni e lartë, sëmundje të zemrës, depresion, diabet dhe sëmundje të tjera kronike.

Pagjumësia ndikon negativisht në produktivitetin e punës, sjelljeve dhe marrëdhënies tuaj, shkruan holisticlivingtips. Duke u bazuar në një artikull, njerëzit e suksesshëm kanë nevojë për gjashtë orë gjumë që të funksionojnë 100%.

Gjumi varet edhe nga mosha, fëmijët kanë nevojë që të flenë më shumë se sa të rriturit, por ka disa persona që ju duhen vetëm katër orë gjumë që të kenë një ditë produktive.