Showtime

Remzie dhe Nexhat Osmani ndihmojnë familjen Abazi që humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri

12/10/2019 14:54
nga:L I

Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhati, kanë vizituar familjen Abazi në Gjilan, dy djemtë e së cilës humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit, shkruan GazetaBlic.

Dy këngëtarët së fundmi kanë mbajtur një nga koncertet e tyre në Boston, ku kanë vendosur që paratë e fituara t’i japin për familjen nga Gjilani.

Këtë e ka bërë të ditur vet Remzie Osmani e cila ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë takimit me familjen Abazi.

“Koncerti i te ardhurave tona ne Boston , ju dedikua familjes Abazi qe humben dy djemt ne termetin e Shqiperise”, ka shkruar këngëtarja.

/GazetaBlic