Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, është përgjigjur pas pakënaqësisë së Plisave me kryesinë e klubit bardhekaltër.
Plisat prej kohësh, por sidomos në dy ndeshjet e fundit në shtëpi, kanë shprehur revoltën ndaj drejtuesve të Prishtinës, të cilët që 7 vjet nuk i kanë gëzuar tifozët me titullin kampion
Ejupi mendon që dikush qëndron prapa revoltës së Plisave.
“Unë mendoj që dikush qëndron prapa Plisave”, u shpreh Ejupi për KTV-në.
Ndryshe, në ndeshjen e sotme Plisat kanë kthyer mbrapsht transparentin e tyre.
Ata kërkojnë largimin e drejtuesve të Prishtinës.