Cool

Rëmbehet nga dhoma e hotelit vajza e vogël, përdhunohet dhe vritet nga një burrë

02/13/2018 21:30
nga:Fatjona Mani

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë një familje, e cila humbi vajzën e saj të vogël nga një agresor.

Gjithçka ka ndodhur në dhomën e një hoteli, ku një burrë hyri dhe mori vajzën 13-muajshe, të cilën pasi e përdhunoi, e rrahu deri në vdekje.

Pasi e rrëmbeu nga dhoma e prindërve, ai e vrau dhe e la në një rezervuar me ujë.

Prindërit e foshnjes së paidentifikuar u zgjuan nga gjumi dhe nuk e panë vajzën e tyre në një hotel në Florencia.

Ata filluan kërkimin e dëshpëruar për fëmijën dhe trupi i saj i vogël u gjet i vendosur në një nga rezervuarit e hotelit.

Një burrë është arrestuar nga policia lokale. Policia beson se foshnja është rrëmbyer, përdhunuar dhe është vrarë nga një tjetër person që po qëndronte në El Bostezo.

Pronari i hotelit Jose Hernandez, pranoi se rojen e sigurisë e kishte zënë gjumi në detyrë.

Policia ka dërguar trupin e foshnjës për një autopsi dhe Javier Navarro, kreu i policisë në Caqueta, tha se është arrestuar një person por po vazhdohet me hetimet e mëtejshme.

08/29/2018 19:19

Mendon se i dashuri e ka tradhtuar, shihni si vajza ia shkatërron komplet veturën të dashurit të saj