Lajme

Relaks njerëz, pranojani punët e kryera Ramushit

08/14/2019 11:04
nga:Y I

Ramushit pranojani punët që i ka kryer! Nuk kontestohet e vërteta.

Kështua shkruan zëvendësministri i Mbrojtjes nga radhët e AAK-së Burim Ramadani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook .

Ramadani thotë se ky ka qenë vetëm fillimi për qeverinë Haradinaj dhe rëndit një sërë arritjesh të kësaj qeverie .

“Ky ka qenë vetëm fillimi i punëve të mëdha të Ramush Haradinajt!

Qeveria Haradinaj ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës me: 1) Ushtrinë,
2) Pozicionin e fortë sovran përballë Serbisë,
3) Ndaljen e ideve territoriale dhe ‘Dodik Republikës’,
4) Ligjin e Prishtinës, të Pagave, rikthimin e Pallatit të Rinisë për Prishtinën, pronat për komunat, sigurinë energjetike, ‘Trepça’ e Kosovës plotësisht, etj.

A mund t’i bëni sërish këto? S’ka më nevojë.
Vetëm duhet të mirëmbahen vendimet e Qeverisë Haradinaj në këto tema.
Tjerat po vijnë! shkruan Ramadani raporton Gazeta Blic.

Le ta pranojmë për të metat por duhet t’ia pranojmë dhe punët që ka bërë shkruan ndër të tjera Ramadani./Gazeta Blic/