Lajme

Rekord i rasteve të reja me Covid-19 në Ukrainë

11/26/2020 15:12
nga:Y I

Ukraina po vazhdon të shënojë mijëra raste të reja të infektuara me virusin Covid-19.

Ky shtet në 24 orët e fundit ka regjistruar rekord të rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19.

Ukraina regjistroi një rekord 15,331 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.Kështu tha të enjten ministri i Shëndetësisë Maksym Stepanov.

Rekordi i mëparshëm në këtë ishte 14 mijë e 580.Stepanov tha se numri i përgjithshëm i rasteve ishte ngjitur në 677,189, me 11,717 vdekje.

Deri tani raportohet të jenë infektuar 60 milionë e 880 mijë e 984 të infektuar në botë.

1 milionë e 430 mijë e 126 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 42 milionë e 180 mijë e 849 persona janë shëruar nga ky virus.