Fit&Sexy

Rekomandime shtesë për pacientët me diabet sesi të kujdesen gjatë periudhës së Covid-19

09/10/2020 07:47
nga:N S

Është shumë e rëndësishme që pacientët me diabet të jenë çdoherë në kontakt me mjekun për menaxhimin dhe kontrollimin e sheqerit në gjak.

Për t’u përgaditur, në shumë raste mjekët ju sugjerojnë 4 këshilla shkruan Webmd.

Monitoroni diabetin tuaj : Nëse keni stres është e rëndësishme të monitoroni më shpesh sheqernat në gjak.

Qëndro në kontakt me miqtë. Komuniteti ynë na ndihmon ta harrojmë sado pak pandeminë.

Jini krijues me ushqimet e juaja. Asnjëherë nuk është vonë për të eksperimentuar në kuzhinë me receta miqësore. Shoqata Amerikane e Diabeteve sjell shumë receta.

Bëni çdo ditë aktivitete fizike. Ndërsa, mund të mos jeni në gjendje të mbani rutinën tuaj të rregullt për të shkuar në palestër, duhet të bëni aktivitete fizike.Është e domosdoshme për menaxhimin e sheqernave në gjak dhe uljen e stresit.

10/19/2020 08:30

​Si mund të ndikojë pandemia e koronavirusit në grip? Ekzistojnë dy skenarë