Showtime

Reja e Shyhretes publikon edhe një foto të djalit, ja si duket (FOTO)

11/09/2017 18:09
nga:F.B

Jo çdokush nga VIP-at tanë kujdeset kaq mirë për të ardhmen e birit të saj, siç bënë Learta Jakupi – Salihu, reja e këngëtares së mirënjohur popullore, Shyhrete Behlulit.

Ndonëse deri më tani në llogarinë e saj në instagram, ajo ka nxjerrë dhjetëra fotografi të birit të saj, Matinit, asnjëra prej tyre nuk e shfaq fytyrën e tij, përpos trupit, shkruan GazetaBlic.

© leartajakupi [instagram]My Baby ??
Është e vërtetë që edhe VIP-at e tjerë janë bërë me fëmijë, por këta të fundit nuk është se kanë qenë fort të kujdesshëm në aspektin e privatësisë së fëmisë së tyre.

Madje ka nga ta që kanë nxjerrë fotot e tyre menjëherë pas procesit të lindjes.

Matini i cili i bie t’i mbushë plotë 3 muaj jetë me 16 nëntor të këtij viti, në fotografitë e fundit që e publikoj nëna e tij Learta, duket goxha i rritur dhe i mbushur, shkruan GazetaBlic.

Shumëkujt ndoshta do t’i mbetet pikë që nuk ia ka parë ende fytyrën e birit, por ne e inkurajojmë që ajo të vazhdoi e të mbetet e tillë dhe ta bëjë këtë deri sa i biri i saj të jetë i zoti të zgjedhë vet se a po do të bëhet fytyrë publike apo jo. / © GazetaBlic /

11/21/2017 19:46

A pajtohet Shyhretja me këtë që Learta e bën me djalin