Euro2024

Reina i bindur: Spanja një nga favoritët për të fituar Euro 2024

06/13/2024 13:21
nga:E K

Pepe Reina deklaroi këtë të enjte se Spanja “është një nga favoritët për të fituar” titullin në Kampionatin Evropian që nis këtë të premte me ndeshjen mes mikpritësit, Gjermanisë dhe Skocisë.

Reina, i cili ishte pjesë e ekipit spanjoll që u bë kampion i Euro 2010 dhe fitoi Kupën e Botës 2012, u shpreh i bindur se Spanja ka ekip për të luftuar deri në fund, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është e vërtetë që ka skuadra të tjera që apriori paraqiten si kandidate për titull, por ato kanë qenë kandidate sidomos në vitin 2008 dhe në fund kemi qenë aty. Spanja do të jetë një nga pretendentët seriozë”, shtoi ai.

Për favoritët e tjerë për të fituar Eurokupën, Reina përmendi “skuadrat që të gjithë kanë në mendje: Anglia, Franca, Portugalia, Italia, Gjermania”. “Është një Eurokupë në të cilën me siguri do të jenë emrat e zakonshëm, por unë shoh më shumë barazi se në edicionet e tjera”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/