BLIC.TV

Reçica: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike krijon shumë lehtësira, do të kompensohen edhe ata që kanë humbur punën

12/11/2020 20:33
nga:Y I

Ministri i punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka pranuar për dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” se mundësitë buxhetore që shteti t’u vinte në ndihmë qytetarëve në kohë pandemie ishin të kufizuara.

“Në fakt nëse kthehemi në retrosprektivë, në kohën e Pakos Emergjente fiskale, mbështetja prej 170 euro, këto kanë qenë mundësitë që i kemi pasur si shtete. Mundësitë që i kemi pasur, ua kemi ofruar. Në i kemi mbështetur bizneset dhe punëtorët. Ne e dimë që kjo situatë ka krijuar kosto në familje .Nuk mund të themi se janë ndihmuar mjaftushëm, për faktin se po flasim për ato mundësi që kishim. Nëse ne analizojmë secilën veprimtari, ndoshta është larg ku duhet të jenë standartët, por këto janë mundësitë që ne po përpiqemi të arrijmë në një stad që do të jetë i pranushëm për secilin”

Reçica ka thënëse Trusti krijon mundësi që Qeveria t’i mbështesë bizneset dhe punëtorët që kanë humbur vendet e punës.

“Trusti është një nga mundësitë që ka Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, I cili krijon mundësi të reja për ne që si qeveri te kemi mekanizëm në dorë për t’i mbështetur bizneset dhe punëtorët që kanë humbur vendet e punës. Ulja e T VSH-s është ndihmesë për gastronominë dhe rrjedhimisht aty ndihmohet edhe punëtori që punon aty. Ka një mori lehtësirash në kuadër të këtij Ligji, po ashtu edhe ata që kanë humbur punën do të kompenzohen ne atë shumën që është paraparë në kuadër të këtij ligji që shuma do të jetë 200 milionë euro. Po përpiqemi që ato ti shpërndajmë atu ku është më se e nevojshme” deklaroi Reçica për Expose raporton Gazeta Blic.