Lajme

“Rebelohet” Mustafa pas deklaratave të Kusarit: Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin

08/03/2020 09:52
nga:Gazeta Blic

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka reaguar ashpër Mimoza Kusarit për deklaratat që ka dhënë në lidhje me kryekinistrin Hoti.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj bashkëpartiakëve, raporton Gazeta Blic.

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë”, ka shkruar Mustafa:”.

Reagimi i plotë:

Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.

Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!

Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.
Turp! IM

 

Reagon Kusari-Lila: Avdullah Hoti nuk u vetizolua, nuk na duhet arsye më shumë për ta shkarkuar

09/24/2020 08:54

Kryeministri Hoti në ora 11:00 mbanë konferencë për media