Uncategorized

“Rebelohet” Hysni Gucati: Deputetët e Vetëvendosjes dhe të LDK-së janë të pafytyrë, dhe se nuk dallojnë nga Lista Serbe

08/13/2020 13:27
nga:Gazeta Blic

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati ka reaguar pas dështimit të votimit në Kuvend të Ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Ai ka akuzuar deputetë e Vetëvendosjes dhe të LDK-së për pafytyrës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Gucati ka thënë se këto dy parti sipas tij nuk e kanë asnjë dallim nga Lista Serbe.

LVV-në dhe LDK-në ai i ka quajtur “të mjerë”, dhe të njëjtit siç është shprehur ai po të mos ishte UÇK nuk do të flisnin as shqip.

Postimi i plotë:

Skandalet dhe paftyrësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë fund, këto dy subjekte sot treguan se nuk kanë asnjë dallim nga Lista Serbe për derisa nuk votuan projektligjin për vlerat e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk jeni asgjë me shumë vetëm se të mjerë dhe frikacakë, po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ju të mjerët nuk do të flisnit shqip, ju nuk jeni asgjë me shumë vetem se frikacakë që nuk jeni në gjendje të jeni në shërbim të vendit tuaj, herët ose vonë projektligji për vlerat e luftës do të miratohet por ju do të mbeteni gjithmonë frikacakë dhe te mjerë, jeni turpi i gjithë Kosovës!

“Tërhiqet” PDK për ligjin e UÇK-së: Jemi të gatshëm ta përmirësojmë

09/25/2020 12:37

LAJMI I FUNDIT: EULEX-i arreston Hysni Gucatin