Ish- ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit të kryeminsitrit Avdullah Hoti dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa me deputeten Mimoza Kusari- Lila.
Ajo ka shkruar në Facebook se “Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!”, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë i Haxhiut:
Keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.
Kjo nuk është dashur të lejohet assesi.
Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!
“Prognoza” e Valbon Krasniqit: Edhe nëse mbyllemi ka rrezik që të kemi rezultate të njëjta