Lajme

“Rebelime” në PDK: Akuza për ngufatje të partisë

01/05/2020 21:40
nga:Gazeta Blic

Anëtari i PDK’së, Lirak Çelaj, ka thënë se demokracia e brendshme në PDK është e ngulfatur.

Në listën e 25 anëtarëve të kryesisë së PDK-së ka plot emra të rinj.

Mirëpo, forma e zgjedhjes së tyre e ka revoltuar anëtarin e këshillit drejtues të partisë, Lirak Celaj.

Ai po thotë se u ngulfat fryma e demokracisë në procese të brendshme të këtij subjekti politik.

Çelaj ka dyshime për disa anëtarë të kryesisë që nuk kanë përvojë në politikë, njofton Klan Kosova.