Sporti

Realit i kthehen dy lojtarë për ndeshjen ndaj PSG

03/05/2018 15:43
nga:Y.K

Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme Real Madrid do të udhëtojë me skuadër të kompletuar drejt Francës, për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales përballë Paris Saint-Germain.

Dyshimet e vetme për trajnerin Zidane kanë qenë mesfushorët Luka Modriç e Toni Kroos, të cilët janë rikuperuar në kohë për këtë përballje.

Reali e ka fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në Santiago Bernabeu ndaj PSG-së me rezultat 3:1 dhe shpreson që nesër të sigurojë kalimin për në çerekfinale.

Lojtarët e ftuar nga Zidane: Portierë: Keylor Navas, Kiko Casilla, Luca Mbrojtës: Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Nacho, Theo, Achraf, Vallejo Mesfushorë: Kroos, Modriç, Casemiro, Llorente, Asensio, Isco, Kovaçiç, Ceballos Sulmues: Ronaldo, Bale, Benzema, Mayoral, Lucas Vazquez

 

12/19/2018 00:26

Historia prekëse: Mamaja rrëfen se si u detyrua ta abortoj bebën 16 javëshe