Sporti

Reali fiton ndaj Getafes, shkëputet bindshëm në vendin e parë!

07/02/2020 23:58
nga:Lorik J

Real Madrid nuk ka lejuar befasinë kundër Getafe.

Skuarda e Real Madrid ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme kundër Getafe, me rezultatin 1:0, duke shfrytëzuar gabimin e Barcelonës
Pas dy barazimeve radhazi të Barcelonës, ‘Los Blancos’ tashmë janë shkëputur në krye të tabelës, duke marshuar drejt titullit.

Golin e vetëm në fitoren e sotme të Real Madrid e ka shënuar kapiteni i madrilenëve, Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, atëherë kur luhej minuta e 79′.

Me këtë fitore, Real Madrid numëron 74 pikë si lider, katër më shumë se Barcelona e vendit të dytë, kurse Getafe mbetet me 52 pikë në pozitën e gjashtë.