Sporti

Real Madridi vihet pas yllit të West Ham’it dhe kombëtares angleze

04/14/2019 11:28
nga:M K

Duket se Real Madridi do të bëjë një super-transferim.

Skuadra e Real Madrid pritet të jetë më aktivja gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas një sezoni të dështuar ku ka humbur të gjitha trofetë, ‘Los Blancos’ do të synojnë të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

Një nga emrat e fundit që po përmendet se mund të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ është ai i Declan Rice, raporton ‘Sky Sport’.

Mesfushori 20 vjeçar ishte spektakolar me Ëest Ham, dhe është kërkuar edhe nga skuadra e Manchester United, transmeton lajmi.

Megjithatë, në konkurrencë me ‘djajtë e kuq’ do të jenë edhe Real Madrid, të cilët janë duke përgatitur ofertën e tyre.

Rice së fundmi ka zgjedhur që ta përfaqësoj kombëtaren e Anglisë dhe ai shihet si e ardhmja e mesfushës angleze.

10/19/2019 23:13

Mallorca – Real Madrid, notat e futbollistëve