Sporti

Real Madridi vihet pas mbrojtësit 130 milionësh të Napolit

03/29/2019 10:21
nga:M K

Napoli nuk dëshiron të heqë dorë nga ai, mirëpo kampionët aktual evropian pritet të bëjnë ofertë zyrtare.

Real Madridi ka bërë gati një shumë të majme parash për të dërguar drejt Napolit, për t’i bindur drejtuesit e klubit që ta lënë të lirë Khalidu Koulibaly, shkruan GazetaBlic.

Performancat e jashtëzakonshme të senegalezit kanë rënë në sy të klubeve më të mëdha elitare, derisa shumica prej tyre tashmë kanë dërguar oferta multi-milionëshe, por që janë refuzuar kategorikisht nga Aurelio De Laurentis.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, galaktikët janë të gatshëm që të dërgojnë në arkat e napoletanëve plotë 150 milionë euro.

Gjithsesi, ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

04/20/2019 10:28

110 persona u kthyen në Kosovë nga Siria, 74 janë fëmijë, 9 nga të cilët jetimë