Sporti

Real Madridi s’tërhiqet nga synimi për ta transferuar yllin e Napolit

04/16/2020 16:58
nga:M K

Mbetet një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Ylli i Napolit, Fabian Ruiz Pena, po kërkohet me ngulm nga klubet elitare evropiane, me në theks të veçantë nga ato spanjolle, vendi prej ku edhe erdhi në Itali, përcjell GazetaBlic.

24 vjeçari kaloi për shumën e 30 milionë eurove nga Real Betisi në Napoli, teksa për dy vite, pra nga 2018-a, vlera e tij është dyfishuar.

Përderisa e përditshmja “AS”, e afërt me klubit madrilen raporton se galaktikët janë më se të interesuar për t’i siguruar shërbimet e djaloshit, teksa janë të gatshëm që të bëjnë një ofertë të majme.

Në anën tjetër, “Gazzeta Dello Sport” shkruan se drejtuesit napoletanë, vështirë se do ta lënë të lirë futbollistin, përveç nëse vie ndonjë ofertë stratosferike.

“Los Blancos” do të konkurrojnë me rivalin e përbetuar, Barcelonën për të arritur tek Ruiz, ndërsa Bayern e Manchester City janë gjithashtu në listën e klubeve që po e monitorojnë situatën e përfaqësuesit të “La Furija Roja”.

/GazetaBlic/

09/10/2020 09:50

LAJMI I FUNDIT: Presidenti i gjigantit italian rezulton pozitiv me koronavirus