Sporti

Real Madridi shumë i interesuar për super sulmuesin e Bundesligës

12/14/2019 22:17
nga:Mergim Rreci

Real Madrid raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e RB të Leipzig, Timo Werner.

23-vjeçari po shijon një sezon mbresëlënës për klubin e tij gjerman, duke gjetur pjesën e pasme të rrjetës në 21 raste në 23 paraqitje në të gjitha garat, shkruan Gazeta Blic.

Goli i Wernerit kundër Fortuna Dusseldorf të Shtunën, do të thotë se ai tani ka shënuar në secilën nga gjashtë paraqitjet e tij të fundit në ligë.

Manchester United, Chelsea dhe Liverpool janë interesuar për gjermanin përpara afatit kalimtar të dimrit.

Sidoqoftë, sipas raportimeve në Spanjë, Madridi është gjithashtu në ndjekje të sulmuesit, i cili mund të kushtojë rreth 70 milionë euro.

Karim Benzema ka qenë në formë mbresëlënëse për Los Blancos këtë sezon – duke realizuar 15 gola në 20 paraqitje – por Luka Jovic ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe siç duket pikërisht Werner do të jetë zevëndësuesi i tij.