Sporti

Real Madridi regjistron humbjen e parë, -1 nga Barcelona kryesuese

10/19/2019 22:52
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i mbrëmjes në La Liga mes Mallorcas dhe Real Madridit.

Vendasit kanë shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme në vazhdim të garës për t’iu larguar zonës së rrezikshme, shkruan GazetaBlic.

Junior Lago realizoi golin e parë dhe të vetëm të këtij dueli në minutën e shtatë, pas asistimit të Febas.

Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e dhjetë pikëve dhe largohet sadopak nga zona e rrezikshme, derisa madrilenët regjistrojnë humbjen e parë këtë edicion, ku tani mbesin prapa rivalit të përbetuar, Barcelonës.

Xhiron e ardhshme, galaktikët pushojnë, pasi “El Clasico” i paraparë të zhvillohet me 26 Tetor është shtyer për më vonë, ndërsa Mallorca do të jetë mysafire e Leganes.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:04

Akordohet penalltia e dytë për Real Madridin brenda pak minutave