Sporti

Real Madridi përgatit ofertë të majme për yllin e Napolit, Fabian Ruiz

01/08/2020 18:56
nga:M K

Fabián Ruiz Peña i njohur ndryshe vetëm si Fabian, është njëri prej lojtarëve më të mirë të Napolit.

23 vjeçari ka shkëlqyer me nënkampionët aktual italian, derisa shumë lehtë mund të largohet nga San Paolo, pasi siç raportohet në mediat spanjolle, Real Madridi ka bërë gati një ofertë stratosferike për të, shkruan GazetaBlic.

Madrilenët janë gati të paguajnë deri 70 milionë euro, vetëm e vetëm që ekipi italian të heq dorë nga ai.

Spanjolli ka treguar lojëra të bukur, teksa ka shtuar një gol dhe dy asiste në 22 paraqitje, paraqitje këto që ishin vendimtare për “partenopei” që të kalojnë fazën e grupeve në Champions.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të mini-afatit kalimtar të Janarit, por ajo që është e rëndësishme, De Laurentis do ta ketë të vështirë ta mbajë fantazistin në Apenine.

https://www.youtube.com/watch?v=wdDpxo8Jx9A

/GazetaBlic/

09/23/2020 09:06

Tronditet Real Madridi, një futbollist rezulton pozitiv me koronavirus